Pas përfundimit të suksesshëm të fazës së parë të projektit “Përpara!“, e cila u realizua në 29 komuna, CIVIL – Qendra për Liri, nesër vazhdon me fazën e dytë të aktiviteteve të projektit.
Me dy ekipet mobile, CIVIL gjatë ditës së nesërme do të vizitojë gjashtë komuna.
Ekipi i parë do të vizitojë komunat e Sveti Nikoles dhe Çashkës. Qytetare(ë)t do të kenë mundësi të informohen në lidhje me mundësinë për të vëzhguar zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare. Banorët e këtij rajoni do të marrin informacionin e nevojshëm në lidhje me kërkesat e projektit, pozitat e ndryshme për angazhim si vëzhgues, si dhe për aktivitetet aktuale të CIVIL.
Me të njëjtin rend dite, ekipi i dytë i CIVIL-it do të vizitojë komunat e Kriva Pallankës, Rankovcës dhe Nagoriçit të Vjetër. Gjatë vizitës do të ndahen afishe me përmbajtje informative për projektin “Përpara!”.
Në fazën e parë e projektit, me disa mijëra kilometra të kaluara, janë shpërndarë mbi 11.000 fletushka me përmbajtje edukative dhe mobilizuese – 9.000 në gjuhën maqedonase dhe 2.000 në gjuhën shqipe. Kështu, në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, kemi përfshirë më shumë se 30.000 vëzhgues potencialë të zgjedhjeve parlamentare.
Qytetare(ë)t të cilët dëshirojnë të aplikojnë për vëzhgues zgjedhorë, duhet të dërgojnë biografi të shkurtër, letër motivacioni dhe fotografi ne adresen elektronike [email protected], gjer në fund të muajit mars të vitit 2016.
Me qindra vëzhgues të akredituar, mbi 1.000 vëzhgues të CIVIL-it dhe ekip të spikatur të analistëve dhe ekspertëve, “Përpara!” është projekt për monitorim afatgjatë, për vëzhgim të procesit zgjedhor në ditën e zgjedhjeve, edukim dhe ngritje të vetëdijes publike për të drejtat e votuesve.
Projekti zbatohet në nivel kombërar në 14 qendra rajonale të CIVIL-it dhe është i financuar me fonde gjermane nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore.