• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

CIVIL thërret qytetarët që të mos dekurajohen: Na dërgoni të gjitha paraqitjet për Listën e Zgjedhësve!

March 14, 2016
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmë në mesnatë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e mbylli obcionin e raportimit të të dhënave jokonzistente në Listën e Votuesve, që ekzistonte si mundësi në faqen e KSHZ. Numri i madh i paraqitjeve që arritën në adresën e KSHZ-së, nga momenti kur u publikua onlajn aplikacioni për të kontrolluar Listën e Votuesve, është arsyeja që ceket për një veprim të tillë.

“Kjo është për shkak se për paraqitjet nevojitet kohë që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve t’i përpunojë në mënyrë adekuate, t’i krahasojë me të dhënat e kontrolleve të kryqëzuara dhe të përcaktojë se cilët nga rastet e raportuara duhet të jenë subjekt i kontrollit në terren”, thuhet në kumtesën e KSHZ.

CIVIL – Qendra për Liri, si një organizatë cqytetare e cila çdo ditë dhe vazhdimisht merr informacione në lidhje me parregullsitë e shumta dhe kaosin që mbretëron në Listën Zgjedhore, u bën thirrje të gjithë qytetare(ë)ve, të vazhdojnë të raportojnë çdo mospërputhje në Listën e Votuesve.

“Heqja e mundësisë për të raportuar në faqen e internetit të KSHZ-së, nuk duhet të dekurajojë qytetarët, sepse CIVIL vazhdon edhe në periudhën e ardhshme të jetë një vend ku, krahas raportimit të parregullsive, mund të marrin informacionin e nevojshëm në lidhje me të drejtat e tyre si votues si dhe informata në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare “, deklaroi kryetari i CIVIL-it, Xhabir Deralla.

Rastet e tilla mund të raportohen edhe në CIVIL, me printskrin dhe shënim të shkurtër se për çka bëhet fjalë në rastin e paraqitur.

Paraqitjet për votuesit fantazma, si dhe për problemet dhe parregullsitë  tjera, mund të raportohen  në monitor@civil.mk  ose në telefonat  02/520 9176 dhe 075/565 830.

CIVIL e vëzhgon procesin zgjedhor përmes projekteve “Përpara!”, “Zgjedhjet e lira për qytetare(ë) të lirë” dhe “Objektivi qytetar.”

Marija Tegovska

Tags: “Zgjedhjet e lira për qytetare(ë) të lirë”Civil - Qendra për LiriKomisioni Shtetëror i ZgjedhjeveKSHZObjektivi qytetarPËRPARA
Next Post

Keqpërdorim i personave me nevoja të posaçme

Pyetje për qytetarët: A janë mjekët e korruptuar?

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom