Të qëndroj si gazetar apo të jem tregtar ose kontrabandist i veshjes dhe i cigareve … Dhe, secilën javë, si dhe mijëra dyqanxhinj, të shkoj në Turqi, Bullgari apo Greqi, hem do ta ndryshoj klimën, hem jeta më e qetë, hem fitimi më i madh … Veç kësaj, do të bëhem mik, edhe bile të fitoj nga ky pushtet…
Jam drejtuar para kësaj dileme për të pestën herë, që gjatë kohës së qeverisjes të VMRO DPMNE-së në skenën politike maqedonase marr largim nga puna dhe ndërprerje të kontratave të punës. Dhe përsëri e përsëri, e pyes veten: Pse ekziston fakulteti për gazetari në këtë Maqedoni të ngratë? Pse jepen diploma madje qesharake, me të cilat deklarohemi që jemi gazetarë?!
Së pari, në kohën e qeverisjes së VMRO DPMNE-së, gazetari asnjëherë ka pasur (vetëm në një pjesë të vogël të mediave që luftojnë fuqishëm për ta sjellur të vërtetën në dritë).
Së dyti, në vend të diplomave, kërkohen libreza partiake, ose, së paku, tekstëshkruajtësit duhet të kenë detyrimisht syze rozë gjatë përshkrimit të realitetit katasrofal.
E treta, honorarët që i paguajnë pronarët mediatik janë të nivelit të ndihmës sociale mujore për një familje katëranëtarëshe.
E katërta, esnafi ende nuk ka vetëdije të mjaftueshme për veten, as vision e tentativë për kthimin e vlerave.
E pesta, e shikoj diplomën dhe turpërohem – gazetar i diplomuar?! A ka profesion më të turpërshëm në këtë shtet të vocërr? Shkon në ngjarje, parashtron pyetje ndërmjet atyre të marra vesh më parë, të regjimit, përderisa jo-gazetarët me syze rozë të komentojnë: “Për këso pyetjesh, caktoni takim të veçantë!”. Ose, e ndërrojnë temën, Këta jo-gazetarë, në shumicën e rasteve dhe pa çfarëdo qoftë diplome, e ngjyrosin imazhin për realitetin, shkojnë nëpër kokteje, marrin përfitime simbolike…Por, shkelin edhe mbi nderin dhe dinjitetin të paktëve, të cilët qëndrojnë në barrikadat e gazetarisë!
Shikoj ndonjëherë dhe, nuk më besohet, një pjesë e tyre janë të njëjtit, të cilët para kësaj rrinin ulur në zyret e njëjta me disa paraardhës të tjerë dhe ngjyrosnin një imazh tjetër për realitetin!
Dhe kur rezignimi arrin kulminacionin, për së dyti e marr veten, e shtyp dhimbjen. Sepse, nuk është e hera e pare, e nuk do të jetë as e fundit, përderisa VMRO DPMNE apo cila do qoftë qeveri e ardhshme, në vend të profesionistëve – vendos kuadro partiake, me libreza të anëtarsisë, lajkatarë dhe kurrkusha, analfabetë dhe poltronë, jo-gazetarë për ta qëndisur të vërtetën dhe për ta sheqerosur realitetin e çoroditur maqedonas.
Dhe ja, për së dyti më kthehet fuqia. Sepse, e di se si është të luftosh me jetën, të shkosh kundër erës dhe të të dalin shkëndi prej syve, nga të ftohtit rreth zemrës, prej zemërimit për shkak të padrejtësive, mirëpo nuk do të lejoj, as edhe këtë herë, sepse drejtësia hollohet, por nuk këputet!
Dhe besoj se do të vije dita dhe gazetaria do ta marrë skiptrin në duart e saja. Drejtësia dhe e vërteta do të ngriten si shtylla të betonuara, e mbi to, në fron do të ulet gazetaria, në të majtë – objektiviteti, e në të djathtë profesionalizmi – do të jenë logjistikë për të. Ndërsa jo-gazetarët ose do t’i zbresin dioptritë përgjithmonë, mirëpo para kësaj edhe do të pështyjnë duke u pare në pasqyrë, ose do të duhet të kthehen aty prej ku kanë ardhur.
Këta rreshta nuk janë një vajtim për mua, e as smirëzi për ndonjë të ardhme të afërt, por një dëshirë e kahmotshme për t’i kthyer vlerat në profesion dhe në vendin, që e konsideroj për atdheun tim.
Dhe për shkak se, kjo është premtimi dhe borxhi ynë si gazetarë, detyrim ndaj popullit tonë, t’ia japim emrin e vërtetë realitetit, ta zbulojmë edhe të vërtetën më të zezë, t’i hapim proceset, të tregojmë si nuk duhet, që të pastrohet tirania, e keqja, korrupsioni, krimi, përgjithmonë – këtu, në këtë Maqedoninë tonë! Drejtësia, guximi, e vërteta dhe objektiviteti janë erë në shpinën e gazetarëve në këtë stuhi të zezë.
Prandaj, do mbetem gazetar!