Nuk ekzistojnë asçfarë pengesa ligjore apo tjera që Lube Boshkoski të lëshohet nga burgu në Idrizovë tre muaj më herët nga përfundimi i dënimit, me të cilin është dënuar në rastin “Fushata”, thonë nga partia Të Bashkuar për Maqedoninë. Ata shtojnë se dikush kalkulon dhe kërkon arsye që Boshkoski të qëndrojë në burg deri në zgjedhje.
Marjan Ognjanovski, nënkryetar i Të Bashkuar për Maqedoninë, thotë se nuk ka asçfarë arsyetimi në deklaratën e drejtorit të burgut, Zhivko Pejkovski, sipas të cilit, arsyeja për mosçlirimin e Boshkovskit ka qenë procedura e tij penale për lëndën”Rover”.
“Që të pastrohet mjegulla dhe që të bëhet e qartë për të gjithë publikun, ne tregojmë se për lëndën “Rover”, tashmë është dërguar njoftim tek administrata e burgut nga kryetari i Këshillit Gjyqësor, që Lube Boshkovskit duhet t’i mundësohen dhe t’i jepen të gjitha të drejtat që i përkasin nga KPU Idrizovë dhe se nuk ka paraburgim të caktuar për “Rover-in”. Gjegjësisht, masa e njëjtë nuk zbatohet as për të pandehurit e tjerë në lëndë. Nëse për “Rover-in” nuk ka paraburgim, nëse drejtori i burgut Pejkovski vetë tha se nuk ka presion politik që të mos nënshkruhet për Boshkoskin, në qoftë se janë plotësuar të gjitha kushtet tjera, atëherë publikisht pyesim: Në çka është problemi dhe pse ende pritet?”, pyeti Ognjanovski.
Ai shtoi se pajtohet me qëndrimin e drejtorit të burgut, se për çdo rast merren vendime të veçanta, por theksoi se, sipas evidencës të burgut në muajt e fundit është nënshkruar lirim i parakohshëm për të burgosurit në të 90tën ditë deri në mbarim të dënimit, edhe atë për persona, kundër të cilëve vazhdojnë një ose më shumë procedura.
Anëtarët e Тë Bashkuar për Maqedoninë para disa ditëve protestuan përpara burgut në Idrizovë që të lirohet lideri i tyre. Ata nuk njoftuan se cilët do të jenë hapat e ardhshëm, por thonë se do të presin edhe pak për të parë se si do të zhvillohen gjërat, sepse kanë informata se Boshkoski së shpejti do të lirohet.