“Nuk ka mobing ndaj të punësuarve, sepse unë askujt nuk i kam shkuar në shtëpi”, kategorikisht thotë Irena Sterjovska – Llokvenec, drejtoresha e shtëpisë së pleqëve “Kiro Krsteski – Platnik” nga Prilepi.
Ajo plotësisht i mohon akuzat nga një grup i të punësuarve për maltretime të përsëritura, të cilat në tekstin e një gazetari qytetar nga Prilepi i botoi CIVIL Media muajin e kaluar, si për dhe kryerjen e mobing klasik mbi një pjesë të punonjësve, pasi që drejtoresha u ul në kolltukun e nxehtë të drejtorit, nga i cili cili duhet të paguajë 15 milionë denarë, borxhe të paraardhësit të saj Darko Ribaroski.
Ai, nga ana tjetër, u largua në punën e tij e vjetër, në sektorin e Çështjeve të Përgjithshme në Komunën e Prilepit, pasi që borxhet ndaj kreditorëve kanë arritur këto shuma milionëshe, shtëpia e pleqve ka mbetur pa ngrohje, pa ushqim cilësor për të mbrojturit të cilët vet blejnë barërat e tyre, me llogari të bllokuar dhe në agoni – sa për punëtorët, aq më tepër për banorët e shtëpisë, të cilët kërkuan ndihmë nga mediat.
CIVIL Media e botoi tregimin e gazetarit qytetar mbi zhvillimet në këtë institucion publik komunal, në të cilin, sipas pohimeve të të punësuarve, në hapësirat e shtëpisë, ku janë të strehuar 130 banorë, janë mbajtur edhe takime partiake në prag të asamblesë së përgjithshme të Unionit të Grave nga partia në pushtet në Shkup, por edhe takime me udhëzime për një pjesë të punonjësve – anëtarë të VMRO DPMNE-së, të cilët është dashur të bëjnë lista me numër të caktuar të votuesve të sigurt për zgjedhjet e ardhshme.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=4teRu2mTopk[/youtube]
“Për ata punonjës, të cilët tregojnë se ka mobing, ata e hapin shtëpinë e pleqve në orën 12 gjatë natës, kur nuk lejohet pranimi i vizitave private në shtëpi. Nëse mendoni për mobing, unë askujt nuk i kam shkuar në shtëpi, por u kërkova punëtorëve për t’i hapur dollapet e tyre të punës. Mendoj se është dashur t’ju informojnë se çfarë është gjetur në dollapet e tyre, të cilat nuk janë pronë e tyre private, këtu. Ato janë në kuadër të këtij institucioni. Sigurisht se dëshironi të dini se kishin sapun të lëngshëm, në dollapët e tyre kishte pashteta, qese të zeza për plehra, produkte higjienike … Ata punëtorë kanë marrë vërejtje, ajo ishte në fillim të vendosjes sime si drejtoreshë e këtij institucioni. Megjithatë, në qoftë se në periudhën e ardhshme vërtetohen aktivitete të tilla të paligjshme të punonjësve, me siguri se do të merren edhe sanksione ndaj tyre “, thotë kategorikisht Sterjovska-Llokvenec.
Për këta të punësuar drejtoresha paralajmëroi sanksione, por, Sterjovska-Llokvenec, siç thotë ajo, nuk ka ndërmarrë asnjë masë kundër rojtarit të punësuar, i cili paradokohe ka shkaktuar një incident, ku ka hedhur mikrofonin në tentim për të parandaluar një ekuipazh gazetarësh për të filmuar një reportazh për kushtet katastrofike në shtëpinë e pleqve, duke brohoritur ” LSDM nuk do të vijë asnjëherë në pushtet”. Edhe pse, lejen për të xhiruar e ka dhënë mu Sterjovska-Llokvenec, ndërsa të strehuarit me të cilët është regjistruar reportazhi kanë qenë qytetarë, të cilët personalisht kanë nënshkruar marrëveshje për qëndrimin e tyre në shtëpinë e pleqve.
“Roja punon nga ora 7 deri në ora 15 . Unë nuk kam informacion se ka pasur një incident këtu në shtëpinë e pleqve me një ekip të gazetarëve. Ju më informuat mua, por punonjësi kishte pohuar krejtësisht të kundërtën, kështu që ju keni filmuar pa autorizim, domethënë pa lejen e tij. Po, unë dhash leje. Por, ju duhet të dini se në shtëpinë tonë ka të strehuar dhe se për regjistrimin e tyre duhet të merrni një përgjigje nga personat e autorizuar, që për ta kanë nënshkruar kontratë me shtëpinë “, tha drejtoresha Sterjovska – Llokvenec.
Për gjendjën reale janë shaplosur tregime edhe në media të tjera, e në një prej tyre, autor i të cilit është poashtu gazetare e CIVIL Media, bashkëbiseduesit-të strehuarit në shtëpi, flisnin fare racionalisht për kushtet e vështira, në të cilat ata jetojnë, e i mbështesin edhe të afërmit e tyre të dëshpëruar.
Për shkak të të gjitha problemeve, ministresha Frosina Tashevska – Remenski ka kërkuar nga Enti shtetëror të bëjë revizionin e punës financiare të shtëpisë së pleqëve dhe paralajmëroi investime për ndreqjen e kushteve katasrofike për banim të të strehuarve, sidomos në katin e parë të këtij institucioni. Me nismën e saj, për herë të parë në këto pesë vite, do të bëhet rikonstruktimi i shtëpisë së pleqve.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=kqiWCQk0_cY[/youtube]
Para dhjetë viteve, me një investim të qeverisë së mëparshme të LSDM-së, në shtëpinë e pleqve në Prilep është ndërtuar kati i dytë dhe janë siguruar kushte optimale për kujdesin ndaj të strehuarve. Atëherë, me gjysmën e 41 punonjësve aktualë, u është siguruar kujdes i plotë banorëve.
Sot, edhe pse ka numër të tillë të punonjësve, e prej të cilëve rreth njëzet të angazhuar si kuadro partiake të koalicionit qeverisës, ky institucion publik komunal prodhon vetëm humbje. Njerëzit në moshën e tretë, të cilët kanë paguar qëndrimin në këtë objekt nga xhepi i tyre, jetojnë në kushte të papërshtatshme, banjot janë në shkatërrim e sipër, e nga të gjithë anët kundërmon një erë e pakëndshme.
Por publiku kërkon të vërtetën, ku janë shpenzuar paratë e taksapaguesve që derdhen në baza të ndryshme në këtë institucion. Revizioni duhet të japë përgjigjen se ku janë shpenzuar mjetet të cilat të strehuarit i kanë paguar nga xhepi i tyre, ku janë harxhuar paratë nga bllok-dotacionet.
Në vend të qasjes selektive ndaj punonjësve dhe kontrolleve të dollapeve – nëse dikush ka marrë sapun ose çaj nga kuzhina (gjë për të cilën duhet të ketë një sistem të organizuar të mbrojtjes) udhëheqësia duhet të shpenzojë energjinë në zbulimin e milionave të himbjeve dhe zbatimin e projekteve me destinim, sepse shtëpia nuk është objekt privat, e as pronë partiake, por një institucion që e ndërtojmë ne me paratë tona, për qytetarët tanë.
Monika Taleska