• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Trajanov: Kontrollimi në terren i Listës Zgjedhore është i domosdoshëm!

March 9, 2016
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

Pesëmbëdhjetë mijë numra të krijuara amë që nuk u referohen foshnjave të sapolindura, janë vetëm një pjesë e mangësive në Listën Zgjedhore të papastruar, thotë kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, për CIVIL Media.

Sipas tij, koha që mbetet deri në 5 qershor, si datë e parashikuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, është shumë e shkurtër për të pastruar Listen e Zgjedhësve, sepse shumë informata konfirmojnë se në të janë të përfshirë një numër të madh i votuesve të krijuar fantazma.

Pavle Trajanov

“Për tu pastruar e gjithë kjo, nevojitet kontollimi në terren. Për këtë duhet të trajnohen një numër i madh i njerëzve, të formohen grupe pune, me siguri të kombinuar me anketues dhe me përfaqësues të policisë, dhe të fillojnë të punojnë – prej shtëpie në shtëpi. Kjo është një lloj regjistrim i popullatës. Bazuar në rezultatet nga terreni, në një procedurë administrative të propozojnë se kush duhet të fshihet, të eliminohet nga lista. Ai operacion është afatgjatë dhe Lista e Votuesve nuk do të mund të pastrohet dhe të jetë e përgatitur, që me 5 qeshor të ketë zgjedhje.”

Si ish-ministër i Punëve të Brendshme,,Trajanov kosideron se MPB-ja ka një pjesëmarrje të madhe në pastrimin e listës së votuesve, veçanërisht në pjesën e kryqëzimit të të dhënave.

“Vetëm duhet që vetë Ministria t’i eliminojë numrat kriminogjene të amzës – 15. 000, siç njoftoi prokurorja Fatime Fetai, për të cilat në procedurë parahetimore është konstatuar se nuk u referohen foshnjave të sapolindura. Më tej, ka 35.000 letërnjoftime që janë gjetur në MPB, të pashpërndara. Duhet vetë Ministria të kontrollojë se cilëve persona u përkasin, vallë janë të regjistruar në Listen Zgjedhore… Vetëm këto dy shifra – 15.000 numra amzë dhe 35.000 letërnjoftime tregojnë se sa është i gjërë ai operacion! Vetëm ajo gjë të kontrollohet….Këtu është edhe prurja e votuesve të rinj nga Pusteci. Duhet punuar në të gjitha këto dhe, në fund, Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet të japë një raport se vallë është pastruar Lista e Votuesve, në çfarë vëllimi dhe sa mbetet për inspektim në terren”.

Sipas Trajanovit, në qoftë se lihet hapësirë, përsëri mund të priten manipulime zgjedhore, prandaj është prioritet të eliminohen votuesit – fantazma që ekzistojnë dhe, në këtë mënyrë, të sigurohen të paktën kushte minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Marija Tegovska

 

Tags: letërnjoftimelistës së votuesveListës ZgjedhoreMPB
Next Post

Ta tregojmë atë që na fle në zemër!

Pluralizmi dhe kriza politike

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom