Në hartën e vizitave të dy ekipeve mobile monitoruese të CIVIL-it gjatë fundjavës u gjendën Koçani, Vinica, Berova, Radovishi, Vasileva, Strumica, Vallandova dhe Gjevgjelia.
Në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetaret dhe qytetarët e këtyre qyteteve dhe fshatrave, ekipet e prezantuan projektin “Përpara!”, biseduan me përfaqësues të organizatave të shoqërive civile dhe partive politike, si dhe dhanë deklarata të shumta për mediet lokale dhe rajonale. Ekipet e CIVIL-it e zbatuan foto-peticionin “Unë jam për zgjedhje të lira” dhe mbledhën informacion mbi për paregullsitë, presionet dhe abuzimet.
Në përgjithësi, reagimet janë shumë pozitive, edhe pse ka edhe komente qësëndisëse . Në komunikim me qytetaret dhe qytetarët, nga fletoret e shënimeve të ekipeve, ndamë disa komente dhe shpotitje.
Komentet më të shpeshtë nga të gjitha vendet janë: Vetëm përpara! Bravo! Vetem në CIVIL-in kemi besim! Hallall e keni!
“Vetëm të mos jeni nga Sitelli”
“A duhet të jam nga VMRO-ja që të aplikoj për vëzhgues?”
“Vetëm përpara! Kjo tirani të ndalet përgjithmonë! ”
“Politikanët i abuzojnë të varfërit.”
“Politikanët duan t’i blejnë votat.”
“Do të fotografohesha për zgjedhje të lira, por këta majmunat kontrollojnë gjithçka.”
“Më bën të lumtur kur shoh se edhe të rinjtë angazhohen për demokraci.”
“Në Koçani nuk ka të rinj. Mbetëm vetëm ne, pensionistët. ”
“Vetem edhe përpara të them, do të më hypin qafës. Jam tejet i shënuar, por ju mbështes”
“Të gjithë këtu jemi për VMRO-në, por jo për këto Indianët.”
“Keni një mbështetje të madhe nga ne. Kur ju shohim në TV, e dimë që do të dëgjojmë të vërtetën në lidhje me zgjedhjet. ”
“Erdhi koha që të votojmë secili me kokën e vet! Bravo CIVIL ”
“CIVIL për liri në Strumicën e lire. Vetëm përpara. ”
“Kënaquni në Strumicën e lire!”
“Do të isha fotografuar për foto-peticion, por kjo është gjë e rrezikshme.”
“Për mua zgjedhjet ishin gjithmonë të lira, por në qoftë se ju nuk besoni në këtë, ajo është punë për ju.”
“Na jepni paratë që i merrni nga Sorosi, e jo të ndani fletushka.”
“Fat që ka aq votues neutral në Strumicë, dhe votojnë me kokën e tyre.”
“Kemi të njëjtin mision, sepse Jezusi jep lirinë e zgjedhjes, ja edhe ju luftoni për zgjedhje të lira.” (Prift)
“Ju jeni Sorosoidë! Pas kësaj fletushke duhet të dezinfektohem ”
“Politikanëve nuk u intereson populli, por vetëm Shën vetvetja.“
“Shumë keq, hoqa dorë nga nënshtetësia maqedonase, përndryshe do t’ju ndihmoja me gjithë qejf.”
“Mos ia merrni për të madhe, ai është i VMRO-së, nuk guxon të fotografohet.”
“Çfarë zgjedhje! Të gjithëve me rend, edhe njërës palë edhe tjetrës!“”
“Ju nga CIVIL-i jeni të artë, shumë ju dua!”
Shumica të rinj, kur merrnin fletushka prej nesh, na tregonin se do të largohen nga vendi, se nuk kanë çfarë të bëjnë këtu, e as për të vëzhgojnë zgjedhjet për ne. Një bashkëqytetare e jonë u ankua: “Më dhemb shpirti, të dy fëmijët e mi u larguan në Gjermani.”