• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

CIVIL në mediat lokale në muajin e kaluar

March 7, 2016
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

Ekipet mobile të CIVIL – Qendrës për Liri, nga 24 shkurti deri më 6 mars, e prezantuan projektin “Perpara!“, që ka për qëllim mobilizimin e vëzhguesve për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare. Në sheshet dhe rrugët në gjithsej 29 komuna, CIVIL-i informoi një numër të madh të qytetareve dhe qytetarëve të interesuar për mundësinë për të vëzhguar zgjedhjet, për të raportuar parregullsitë dhe për t’u angazhuar në aktivitetet e vazhdueshme në kontekst të zgjedhjeve, në të  cilat CIVIL punon përditë.

Krahas interesit të madh të banorëve në të gjitha komunat e vizituara, mediat lokale dhe rajonale i përcollën aktivitetet e CIVIL-it në qytetet e tyre, dhe raportuan në kohë për to.

12079869_911882218930248_5467554972668150120_o

Prezantimi i projektit: “Përpara!” filloi nga Velesi, dhe ishte pjesë e ditarit në TV Kanal 21. Gjithashtu, hapësirë për mobilizimin e vëzhguesve në Velesu mundësua në televizionin lokal Zdravkin si dhe në ueb portalet “Ti rekov mi reçe” (Më the të thashë) dhe “Duma” (Mendimi). Tëë gjitha mediat, përmes deklaratës së kryetarit të CIVIL-it, Xhabir Deralla, i informuan banorët e  Velesit për mundësinë të ofruar nga CIVIL, kushtet për aplikim, si dhe për gjendjen aktuale politike dhe kushtet që duhet të plotësohen për zgjedhje të ndershme dhe demokratike.

Në Kumanovë, ngjarja publike në sheshin e qytetit: “Jugosllavia e re” u përcoll nga televizioni kumanovar TV Plus. Në thirrjen deri te televizionet nacionale nga Shkupi për të dërguar gazetarët në organizim të CIVIL-it për të raportuar për ngjarjen në Kumanovë u përgjigj TV 21, ekipi i të cilit erdhi në sheshin e këtij qyteti. Në ditarin e TV 21 u lajmërua për aktivitetet e CIVIL në Kumanovë dhe mundësinë për të qenë pjesë e ekipit të vëzhguesve.

12744127_913082618810208_5033105980008145965_n

Për aktivitetet e CIVIL-it në Shtip, raportuan televizionet lokale TV Iris dhe TV Star. Ata e publikuan deklaratën e Biljana Jordanovskës, e cila foli për rëndësinë e asaj që sa shumë njerëz të jenë të përfshirë në vëzhgimin dhe raportimin e parregullsive zgjedhore, me qëllim për të siguruar zgjedhje të besueshme.

Ngjarja e CIVIL-it në sheshin e Prilepit, u mbulua nga TV Kanal Vizija dhe u botua në faqet e internetit “Patokaz” (Udhërrëfyes) dhe “10 bez 10” (10 pa 10). Përmes deklaratave të Xhabir Derallës, kryeredaktorit Sinisha Stankoviq dhe Marija Tegovskës, prilepasit ishin në gjendje për të marrë informacion në lidhje me projektin “Përpara!”, përshtypjet që i ka marrë CIVIL nga terreni, si dhe për ngjarjet aktuale politike në Maqedoni.

12779011_918075344977602_8552507626586948625_o

TV Mega nga Manastiri vazhdon rregullisht të ndjekë aktivitetet e CIVIL. Edhe këtë herë, në edicionin e së shtunës të ditarit, u publikua deklarata e presidentit të CIVIL-it, i cili foli mbi mobilizimin e vëzhguesve në Manastir. Karavani i CIVIL-it në Pellagoni ishte pjesë e tekstit të ueb portalit “Shetalishte” (Shëtitore).

Portali Ohrid News, njoftoi për prezantimin e projektit “Përpara!” Në Ohër, si dhe për qëndrimin e CIVIL-it për zhvillimet aktuale ndëretnike dhe ndërfetare në vend. Për një ngjarje publike në Ohër njoftoi edhe TV Morris nga ky qytet.

TV Uskana raportoi mbi aktivitetet e CIVIL-it në Kërçovë dhe e botoi deklaratën e Petrit Saraçinit, i cili foli për nevojën për të pasur vëzhgues edhe nga rajoni i Kërçovës.

8291_914351375349999_4721838396630420830_n

Në Tetovë, aktivitetet projektuese të CIVIL u përcollën nga më tepër media lokale dhe kombëtare që shfaqin program në maqedonisht dhe shqip. TV Kiss, TV Art, Televizioni Koha, TVM2, si dhe ueb-portali Portalb.

Ekipi i CIVIL-it, pas vizitës në Tetovë, e vizitoi edhe komunën e Gostivarit. Ngjarje publike në Gostivar u botua në TV Globi në gjuhën shqipe.

Në ngjarjen publike në Koçan mori pjesë televizioni Kanal Plus dhe televizioni lokale koçanas Kanal 8.

Aktivitetet e CIVIL në Strumicë, Gjevgjeli dhe Vallandovë u botuan në kanalin televiziv VIS. Ngjarja në Strumicë u ndoq edhe  nga kanalet televizive rajonale telekanal A1 dhe TV Intel.

12419228_915368708581599_6583210286589457558_o

Ngjarje publike në të gjitha 29 komunat janë pjesë e projektit “Përpara”. Me qindra vëzhgues të akredituar, mbi 1.000 vëzhgues të CIVIL-it dhe ekip të spikatur të analistëve dhe ekspertëve, “Përpara!” është projekt për monitorim afatgjatë, për vëzhgim të procesit zgjedhor në ditën e zgjedhjeve, edukim dhe ngritje të vetëdijes publike për të drejtat e votuesve.

Projekti zbatohet në nivel kombërar në 14 qendra rajonale të CIVIL-it dhe është i financuar me fonde gjermane nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore.

 

 

Tags: CIVIL – Qendrës për Lirimediat lokalePËRPARA
Next Post

8 Marsi: Luftë njëshekullore për barazi

8 Marsi: Liri dhe barazi!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom