• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

CIVIL vazhdon ” PËRPARA!”

February 26, 2016
in Uncategorized

Велес, 24 февруари 2016

Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL – Qendra për Liri vazhdon me karavanin “PËRPARA!”. Sot ekipi i CIVIL-it është në Shtip, Probishtip, Kratovë dhe Kumanovë.

Një nga ekipet mobile të CIVIL për monitorim dhe mbështetje do të jetë në sheshin e qytetit në Shtip, nga ora 11 deri në ora 13, ku do të informojë qytetarët e Shtipit për aktivitetet në kuadër të projektit “Përpara!” si dhe për mundësinë për të aplikuar për vëzhgues. Në ngjarje do të shpërndahen materiale informative dhe edukative, do të diskutohet me kandidatët për vëzhgues të zgjedhjeve në këtë qytet dhe do të informohen të gjithë të interesuarit për aktivitetet e CIVIL-it.

Në periudhën prej orës 14:30 deri 15:30 , ekipet mobile të CIVIL do të jenë edhe në sheshet në Kratovë dhe Probishtip, me të njëjtin rend dite. Nga ora 16 deri në ora 18, ekipi mobil i CIVIL-it do të jetë në sheshin në Kumanovë.

Ekipet e CIVILit do të jetë në dispozicion për të dhënë deklarata për mediat, si dhe për të biseduar dhe shkëmbyer informata me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe partive politike, të cilat janë paraprakisht të informuara dhe të ftuara. Gjithashtu, qytetaret e qytetarët të interesuar, do të kenë mundësi të marrin pjesë në foto-peticionin “Për Zgjedhje të Lira”.

Një automjet i CIVIL do të niset nga Shkupi në Kumanovë në ora 14:45, në të cilin ka vend për një gazetar nga ndonjë redaksi e Shkupit. Nëse ekziston interesim, mund të kontaktojnë selinë e CIVIL në telefonin 02/5209176.

Велес, 24 февруари 2016
Велес, 24 февруари 2016

CIVIL zbaton monitorim të plotë, gjithpërfshirës, të paanshëm dhe objektiv të përgatitjes dhe rrjedhës të tërë procesit zgjedhor dhe respektimit të së drejtës për të votuar. Janë duke u zhvilluar aktivitete për përzgjedhjen, rekrutimin dhe trajnimin e vëzhguesve afatgjatë, afatshkurtër dhe qytetarë të procesit zgjedhor në Republikën e Maqedonisë.

Me qindra vëzhgues të akredituar, mbi 1000 vëzhgues qytetarë dhe ekip të spikatur të analistëve dhe ekspertëve, “Përpara!” është projekt për monitorim afatgjatë të procesit zgjedhor, vëzhgim gjatë ditës së zgjedhjeve, edukim dhe forcim të vetëdijes publike për të drejtat e votuesve.

Projekti zbatohet në nivel kombëtar në 14 qendra rajonale të CIVIL.

Projektit “PËRPARA!”, i cili filloi në janar dhe do të zgjasë 7 muaj,  është mbështetur me fonde gjermane nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore.

Si edhe deri tani, së bashku me qytetaret e qytetarët, CIVIL kontribuon dhe do të kontribuojë për të krijuar kushte për zgjedhje të lira.

Merrni pjesë në aktivitetet tona për forcimin e vetëdijes publike për të drejtat e votuesve!

Next Post

CIVIL me shtipjanasit, Përpara!

Pesë vjet hapësirë të lirë në Radio MOF

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom