• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MENDIMI I LIRË

Ose “Prc” ose “Cvrc”!

February 25, 2016
in MENDIMI I LIRË
Share on FacebookShare on Twitter

Më në fund, një lajm i mirë të dashur miq dhe mikesha, shoqe dhe shokë, vëllezër dhe motra, e bile dhe qytetare e qytetarë! U zbulua armatimi sekret, me të cilin do të vendoset pluralizmi politik, e bile edhe freskia në skenën tonë të palëvizshme politike, dhe do të rivendoset demokracia!

Пишува: Петрит Сарачини
Shkruan: Petrit Saraçini

Normalisht, për një gjë e tillë nuk janë të aftë komunistët, sorosoidët, tradhtarët, spiunët e mallkuar, kodoshët, shërbimet e huaja dhe forcat e errëta, kështu që përsëri, mundimi do tël bjerë mbi supet e partisë tone të preferuar patriotike, e cila që nga Leka i Madh, e bile edhe më herët, deri në ditët e sotme, e mbron popullin maqedonas nga të tjerët, por edhe nga vetvetja.

Pra, të mos e zgjas, në kuadër të MVRO, deputetët  Pishev dhe Amdi do të themelokan fraksion të gishtit të mesëm – “Prc”. Menjëherë është gjetur dhe zëdhënës – mixhoku i cili gjatë “të hënës së zezë” para Kuvendit, si dhe disa muaj më vonë gjatë thyerjes së Komunës Qendër, i tregoi me elokuencë tërë opinionit maqedonas talentin e tij të paparë dhe kapacitetin demokratik.

Qëllimi kryesor programor i fraksionit të ri është për të gjetur edhe tre të tjerë, që të bëhet një grup parlamentar, e që të mund Amdiu si koordinator, të thotë diçka procedurale në momente të rëndësishme për vendin, të cilat tani po kalojnë parëndësishëm dhe pangjyrshëm, pa “gol me thembër”, pa ‘çukullatë’, koka-kolë dhe mjeshtëri të ngjashme e momente të paharrueshme, të cilat “Prc” do të na i mundësonte me kënaqësi.

Natyrisht, pengesa e vetme në rrugën e suksesit të “Prc” është një tjetër fraksion që tashmë ekziston në MVRO, ai i cili beson se toka është e rrafshtë, i cili quhet me emrin “Cvrc”, sigurisht jo për shkak të pretendimeve dhe dashurisë ndaj koka-kolës. Në betejën mes këtyre dy fraksioneve, do të vendoset e ardhmja e ndritshme e nënës Maqedoni.

Next Post

Mobilizimi i përgjithshëm i publikut për kryqin në Butel

Gjykata Kushtetuese gjykoi Kushtetutën

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom