CIVIL – Qendra për Liri shpall Thirrje Publike deri te qytetaret e qytetarët e Republikës së Maqedonisë për t’u paraqitur për pozita në projektin për monitorim zgjedhor – “Përpara!”. Pa marrë parasysh se kur do të mbahen zgjedhjet, në dy javët e ardhshme do të selektohen 180 kandidatë për pozita të ndryshme në projektin “Përpara!”. Për kandidatët e selektuar do të sigurohet trajnim nga njohës të spikatur të vëzhgimit gjatë zgjedhjeve nga përbërja e CIVIL-it dhe GONG-ut (Kroaci).
Projekti parasheh pjesëmarrje të 14 vëzhguesve afatgjatë (koordinatorë rajonalë) dhe 14 asistentë të koordinatorëve që do të jenë aktivisht të kyçur në projektin 60 ditë para ditës së zgjedhjeve, si dhe 150 vëzhgues afatshkurtër (në ditën e zgjedhjeve) ,ekipe mobile për monitoring dhe mbështetje.
Aplikime për koordinatoë rajonalë do të pranohen nga banorë të Shkupit, Velesit, Kumanovës, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Ohrit, Prilepit, Manastirit, Gjevgjelisë, Strumicës, Shtipit, Kavadarit dhe Koçanit. Të gjitha pozitat tjera do të mbushen me kandidatë të të gjitha komunave të Maqedonisë. Aplikimet duhet të mbërrijnë më së voni deri më 10 mars.
Aplikantët duhet të dërgojnë biografi të shkurtër, letër motivimi dhe fotografi në [email protected]. Informata shtesë mund të gjenden te www.civil.org.mk apo në faqen në Fejsbuk të CIVIL-it. Të interesuarit mund të paraqiten edhe në numrat e telefonit 02 / 520 91 76 apo 075 / 565 830 nga ora 09-17 çdo ditë pune.
Përkushtimi, përgjegjshmëria dhe objektiviteti janë imperativ për të gjithë pjesëmarrësit e këtij projekti!
Përmbajtja ndaj këtyre parimeve duhet të jetë e pakompromis dhe e tërësishme.
Çdo kandidat për vëzhgues në kuadër të projektit “Përpara!” duhet të nënshkruajë deklaratë se nuk është funksionar partiak, aktivist partie politike apo kandidat i pavarur, as anëtar i organit për mbajtje të zgjedhjeve. Vëzhgues i CIVIL-it nuk mundet njëkohësisht të jetë edhe vëzhgues i ndonjë organizate tjetër të akredituar që bën monitorim zgjedhor.
Vëzhguesit do t’ia dorëzojnë informacionet dhe raportet vetëm ekipit të projektit të CIVIL-it dhe atë material nuk do ta ndajnë me askënd tjetër.
Kualifikimet dhe përgatitja profesionale e kandidatëve për pjesëmarrje në ekipin e vëzhguesve të CIVIL-it kanë ndikim, po nuk kanë rol vendimtar. Më me rëndësi janë cilësitë njerëzore të kandidatëve, përkushtimi i tyre dhe respektimi i parimeve të paanësisë dhe objektivitetit.