Refugjatët e luftës në Kosovë, që jetojnë në Maqedoni që prej vitit 1999, paralajmërojnë protesta para UNHCR-së për shkakun se nuk janë të kënaqur me kushtet për jetë. Ata thonë se në ndërtesat sociale për kategoritë e cenueshme në Vizbeg, në Shkup, janë venduar 20 familje dhe jetojnë rreth 120 njerëz (“banorët” e dikurshëm të Qendrës Pranuese për refugjatë) prej të cilëve gjysma ishin fëmijë. Ka gjashtëdhjetë e ca që janë të moshës shkollore, por vetëm dhjetëra prej tyre, përditë, në këmbë nëpër ara, ecin nga pesë kilometra në shkollën e Shuto Orizares, sepse në Vizbeg ka arsimim deri në klasën e katërt.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=mwQ9AI5RHnE[/youtube]
Musli Shaqiri, koordinator i Komitetit të Refugjatëve Romë, Egjiptianë e Ashkali nga Kosova, që përkohësisht të venduar në Maqedoni, kurse statusi i tyre ende nuk është zgjidhur. Ai kërkon nga institucionet kompetente t’u japin dokumente dhe status banori në Maqedoni. Sipas Shaqirit, kur iu qenë dhënë banesat sociale në Vizbeg, gojarisht u qe thënë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe nga UNHCR-ja se do të paguajnë energji elektrike në lartësi kompenzimi në të holla “sa një paket cigare dhe shkrepsë”.
Mirëpo, premtimi nuk është zbatuar. Refugjatëve të Kosovës që janë të venduar në Qendrën Pranuese u jepet 3.300 denarë, kurse atyre që janë të venduar në shtëpi private u jepen pak më shumë se 5 mijë denarë. Thuajse të gjithë refugjatët kanë probleme me përmbaruesit për shkak të borxhit të mbetur të mospagimit të energjisë elektrike. Shaqiri thotë se refugjatët nuk munden të paguajnë rrymën për faktin se marrin ndihmë sociale rreth 50 euro, ndërsa faturat e rrymës u vijnë 100-150 euro. Ai shton se ka edhe refugjatë që nuk marrin asnjë kompensim në të holla nga shteti qe 2-3 vjet për shkak procedurash burokratike.
“Dihet se kjo ndërtesë është bërë si pilot-projekt, që nuk është pranuar më së miri nga ana jonë, sepse shumë punë po dalin në pah; rrymë e shtrenjtë, lagështu, transport i parregulluar për fëmijët deri në shkollë dhe mbrapa – të gjitha këto janë çështje të parregulluara. Edhe mbrojtja shëndetësore e shumë e shumë çështjesh të tjera që kanë të bëjnë me këtë ndërtesë. Jashtë ndërtesës, në vendimet private, njerëzit kanë probleme me vendimin për shkak të vonimit me nidhmën sociale që vonohet dy muaj dhe të shpenzimeve fikse, për qira,, ujësjellës, rrymë, bërllog dhe taksat tjera komunale. Kanë probleme me pronarët. Kanë paralajmërim nga njerëzit që janë në situatë kritike, që prej pronarëve do të qiten në rrugë rreth 20 familje që janë venduar në periferi të Shkupit, siç është Shutka. Më paralajmëruan mua, sepse unë jam koordinatori i tyre dhe quhem Musli Shaqiri, se së shpejti do të grevojnë. Greva sipas të gjitha gjasave do të ketë para selisë së UNHCR-së për arsye se ata ende janë kompetentë për ne. Konsiderojmë se nuk është e mjaftueshme ajo që na e jep Republika e Maqedonisë, por kjo nuk do të thotë se nuk jemi të kënaqur me Republikën e Maqedonisë dhe prej qytetarëve të saj. Maqedonia nuk është Zvicër për të na i plotësuar të gjitha kushtet për të pasur jetë normale, mbrojtje shëndetësore normale, arsimim norma për fëmijët…”, na tha Shaqiri.
“Na premtuan qysh në kohën e Xhelal Bajramit, ministri i mëparshëm i Punës dhe Politikës Sociale, pastaj ishte Spiro Ristovski dhe në fund ministri që është në dorëheqje (Dime Spasov)…, tani është qeveri e përkohshme dhe për këtë arsye nuk kemi kujt t’i ankohemi dhe t’i drejtohemi për lehtësimin e këtij problemi… Këtu jeton grupi më i rrezikuar i refugjatëve, këtu jemi të venduar rreth 120 banorë, kemi rreth dhjetë persona të sëmurë me sëmundje kronike, nga mosha më e re e deri te mosha më e vjetër. Kemi rreth 60 nxënës që kanë nisur të shkojnë në shkollë kur ishin në vendim privat, kurse prej se kemi ardhur këtu më 24 tetor 2014, ata më nuk janë në gjendje të vazhdojnë me shkollim. Në shkollë shkojnë vetëm dhjetëra fëmijë më të guximshëm dhe më këmbëngulës, ata prindërit e të cilëve kanë mundësi t’i dërgojnë në shkollë dhe t’i kthejnë, kurse ne të tjerët nuk nuk mundemi për shkak të sëmundjes t’i dërgojmë e t’i kthejmë nga shkolla. Larg është. UNHCR-ja na tha se japin bileta nga 2 kilometra më larg… “Po, zotërinj nga UNHCR-ja, kemi bileta, po nuk kemi autobus.”, na deklaroi Shaqiri.
“Kemi shumë probleme, ja kuadri le të tregojë, prej këtu ecim çdo ditë në këmbë deri te shkolla fillore “26 Korriku” dhe kthehemi sërish këtu. Mirëpo, përderisa i dërgojmë fëmijët dhe kthehemi në shtëpi, ka qen, ka bërllog. Ja, shihet. Apeloj deri te të gjitha organizatat që munden të na ndihmojnë dhe të na mundësojnë transport që këta fëmijë të munden të shkojnë në shkollë”, deklaroi refugjati kosovar, Nehat Berisha.
“Edhe pas 16 vitesh, pritjet tona janë larg prej asaj sa duhet të përmbushen”, thotë refugjati Kadri Bellani. “Jemi të zhgënjyer, me çrregullime psikofizike dhe vazhdimisht të uritur. Ndërtesa është e vogël dhe tërësisht me lagështi. Ndihma sociale ndonjëherë vonohet tre muaj. Veçanërisht veçohet rasti që personi, për shkak ankthesh burokratike, ndihmën sociale e pret tri vjet!”
Dehran Muratov
Biljana Everet