Me qëllim për të kontribuar në dialogun politik në shoqëri në prag të zgjedhjeve të parakohshme në vitin 2016, CIVIL – Qendra për Liri filloi me një seri të intervistave me anëtarët e Qeverisë. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, në raundin e dytë të intervistave me ministrat, ekipi i CIVIL Media bisedoi me Ministrin për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=YzZUV1OLAVs[/youtube]
CIVIL Media: Paradokohe publikuat se janë gjetur, janë bërë 35.000 letërnjoftime të cilat kanë pritur për t’u marrë. Sa prej këtyre letërnjoftimeve janë marrë, e sa keni arritur të mbani?
Spasovski: Që nga fillimi, që prej ardhjes në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pasi u zbatuan hetime të caktuara të brendshme, ndamë informacion me publikun se janë bërë dokumente personale, letërnjoftime, në kundërshtim me dispozitat e ligjit. 35.000 letërnjoftimet që janë gjetur dhe që ishin pjesë e “Titanikut” – aksionit të zbatuar nga PSP, janë letërnjoftime që janë bërë, por nuk janë marrë. Praktikisht, mbahen të regjistruara në zyrë, si dokumente të palëshuara personale. Në këtë pjesë, ato nuk kanë status ligjor dhe nuk mund të jenë në qarkullim juridik. Kjo është pjesë e hetimeve të kryera nga PSP, të gjitha detajet e këtij rasti unë nuk mund t’i shtjelloj, për arsye të kuptueshme, për shkak se hetimi nuk lejon.
CIVIL Media: Si ministër i brendshëm, vallë keni kontroll të plotë mbi të Ministrinë?
Spasovski: Pas arritjes në Ministrinë e Brendshme, thashë se do t’u jap shans kuadrove profesioniste të cilat janë në ministri, gjithçka me qëllim që, përmes pozicioneve të caktuara që kanë, për të ndihmuar në radhë të parë në Republikën e Maqedonisë, për të ndihmuar në rivendosjen e besimit të qytetarëve në këtë Ministri. Është normale që ekzistojnë opstruksione dhe do të ketëedhe mëtutje, duke pasur parasysh se ky është institucion shumë i partizuar. Për këtë arsye, një prioritet i lartë që nuk mund të realizohet për muaj – ose dy ose për një periudhë të shkurtër kohe, duhet të jetë departizimi, depolitizimi dhe dekriminalizimi i këtij institucioni. Ka shumë profesionistë, ka shumë njerëz që ndihmojnë dhe që kuptojnë këtë moment, të rëndësishëm për Maqedoninë dhe për të ardhmen. Ekzistojnë edhe disa njerëz të cilët sillen pak më ndryshe, të cilët përpiqen me mënyra të caktuara të opstruimeve, megjithatë, unë dhe ekipi im janë duke punuar me shumë mund, për të realizuar detyrat dhe objektivat me të cilat përballemi. Kjo do të thotë, të kemi një punë të mirë në Ministrinë, e gjithame qëllim për të realizuar interesat e qytetarëve, që është shkaku se për çfarë në të vërtetë ekziston MPB.
CIVIL Media: CIVIL – Qendra për Liri, botoi informacion për presione partiake të iniciuara prej oficerëve të policisë. A jeni njohur me këtë informacion, dhe çfarë ndërmerr Ministria për këtë çështje?
Spasovski: Jo vetëm përmes CIVIL, ne kemi pasur rastin me anë të projektit “E vërteta për Maqedoninë”, për të dëgjuar se si MPB-ja, ose ministritë e tjera dhe institucionet shtetërore janë sjellur gjatë procesit zgjedhor, dhe si kanë bërë presion mbi qytetarët. Nuk do të doja të përsëris, se si ajo u quajt Ministria e Brendshme në atë kohë, dhe është vënë në funksion të partive politike në pushtet, VMRO-DPMNE dhe BDI. Kjo është diçka që duhet të jetë mësim për të gjithë ne. Pikëpamja ime është se MPB duhet të jetë shërbimi të Republikës së Maqedonisë, dhe të plotësojë interesat e qytetarëve. Sepse, përveç qytetarëve, të cilët financojnë këtë ministri, ose qytetarëve që përmes tatimeve u japin punonjësve rrogë, asnjë polic nuk i ka borxh askujt tjetër. Sigurisht ka pasur presione, sigurisht se ka disa struktura, instalimet të partisë në Ministri, të cilat edhe tani duan të bëjnë abuzime të caktuara të policisë. Ne kemi pasur disa njoftime se në SPB Ohër, SPB Manastir, policë të sapopunësuar që tashmë janë praktikues, janë abuzuar, ishin të detyruar në disa momente për të kryer punë të caktuara partiake. Reaguam menjëherë përmes Kontrollit të Brendshëm dhe treguam se policia duhet të kryejë punën e specifikuar me ligj, dhe se policia nuk duhet të frikësojë qytetarët, por ppërkundrazi, puna e policisë është të mbrojë interesat dhe sigurinë e qytetarëve.
Po e përcjell mesazhin, se çdo pjesëtar i MPB duhet t’u përmbahet në mënyrë rigoroze dhe profesionale ligjeve dhe të mos bjerë pre e asnjë presioni partiak nga asnjë parti politike. Ngase, vërtetimi i kësaj sjelljeje do të saknsionohet dhe duhet të ndëshkohet, e për këtë nuk do të kem asnjë dilemë. Nëse cilidoqoftë anëtar i MPB në bazë të autorizimeve që i ka në polici zbaton interesat partiake, atëherë kemi problem të gjithë ne, dhe ka problem shteti. Dhe, kështu humbet besimi në shtetin, sidomos në Ministrinë e Brendshme.
CIVIL Media: Kërcënimet e bëra kundër gazetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile kanë vazhduar. Çfarë merr Ministria përsipër që të garantojë sigurinë personale të të gjithë qytetarëve?
Spasovski: Së pari, prioritet më i lartë i Ministrisë është për të mbrojtur qytetarët dhe për të siguruar mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve, pavarësisht nga pozita, dhe pa marrë parasysh se çfarë profesioni bëjnë ata. Fakt është se në të kaluarën ka pasur tejet shumë sulme, në radhë të parë verbale, kundër gazetarëve dhe shtëpive mediale. Prandaj është e nevojshme për të rregulluar hapësirën mediatike, është e nevojshme që të ketë një zgjidhje sistemore, në të cilën gazetarët do të lirohen, do tëë jenë të lirë të bëjnë punën e tyre, mediat do të lirohen nga presioni që ndaj tyre e bëjnë edhe pushteti si edhe disa qarqe me ndikim në vend, duke realizuar qëllime personale, interesa individuale … Duke marrë parasysh se mediat krijojnë opinionin publik dhe janë interes kombëtar, ato, mbi të gjitha, duhet të marrin parasysh interesat e qytetarëve, të dinë se përmes realizimit të këtij detyrimi marrin pjesë drejtpërsëdrejti në demokratizimin e shoqërisë.
Ne jemi duke punuar seriozisht në këtë plan, për të pastruar edhe rastet e tjera të sulmeve ndaj gazetarëve, punojmë dhe tashmë për raste të caktuara janë konstatuar sulmet dhe autorët e tyre. Për sulmet e caktuara jemi ende duke punuar, sepse ka kaluar një periudhë e gjatë kohore dhe ka lëshime të caktuara. Sidoqoftë, MPB në këtë moment është e gatshme për të siguruar mbrojtje të cilitdoqoftë në Maqedoni, që përballet me sulme serioze.Njëkohësisht, dua të apeloj deri te qytetarët t’i lënë mediat dhe gazetarët për të kryer funksionin e tyre lirisht. Para së gjithash, çdo qytetar të dijë dhe të marrë në konsideratë, e sidomos figurat publike, se janë gjithashtu subject edhe i kritikave edhe lavdëratave, dhe kjo është parim fundamental demokratik. Si ju do të silleni në publik, për këtë nuk ju ka faj ndonjë gazetar as ndonjë shtëpi mediatike. Duhet të gjithë së bashku, edhe qytetarët, të ndihmojnë policinë, kështu që ne të mund të realizojmë aktivitetet, mirëpo edhe policia duhet të reagojë në mënyrë adekuate, që të lerë përshtypje se realizon interesat e qytetarëve.
Marija Tegovska
Kamera dhe Fotografia: Atanas Petrovski dhe Nikolla Ugrinoski
Montazhi: Nikolla Ugrinoski
CIVIL – Qendra për Liri në raundin e dytë të intervistave me ministrat aktualë, u drejtua deri te katër ministra në Qeverinë e RM, të cilave u parashtrohen pyetje nga fushëveprimi i punës së tyre.Kërkuam intervista nga ministrin për punë të brendshme Oliver Spasovski, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dr. Frosina Remenski Tashevska, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Mihail Cvetkov dhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi. Në raundin e dytë, me ministren Tashevska – Remenski biseduam më 10 shkurt, me ministrin Cvetkov më 17 shkurt, ndërsa me ministrin Spasovski më 18 shkurt. Nga zëvendëskryeministri Besimi ende jemi duke pritur konfirmim për të kryer intervistën.