Paradokohe, qeveria e miratoi Strategjinë Kombëtare për të Rinjtë 2016 – 2025, dokument i cili do të definojë krijimin e politikave dhe investimin në të rinjtë për 10 vitet e ardhshme. Procesi i përgatitjes të Strategjisë Kombëtare për të Rinjtë, nuk ishte gjithëpërfshirës dhe nuk i përfshiu rekomandimet e Këshillit Nacional Rinor të Maqedonisë – KNRM, platforma më e madhe dhe më relevante që përfaqëson interesat dhe nevojat e të rinjve në vend.
Problemi vazhdon edhe me mospublikimin e tekstit të strategjisë, që dhe pas pesëmbëdhjetë ditëve pas miratimit nuk është në dispozicion për opinionin dhe të rinjtë, gjegjësisht, është tërhequr menjëherë pas shpalljes në ueb-faqen e Agjencisë për Rini dhe Sport.
Në njoftimin e KNRM-së, me këtë rast, theksohet shqetësimi i tyre për shkak të “zgjatjes të masave kryesore që janë paraparë për të rinjtë, dhe të cilët pa konsultim, përjashtohen nga dokumenti i miratuar, si: Ministria për të Rinj, fshirje dhe / ose parafrazimi i përshkrimeve, me qëllim -zbutjen e konsiderueshme të gjendjes aktuale të të rinjve në pjesën e arsimit, mungesa e edukimit shëndetësor dhe arsimimit gjithëpërfshirës seksual me të gjithë komponentat e tij, vendosjen e së paku një mjeti kontraceptiv në listën pozitive, si dhe akreditimin, respektivisht mbështetje dhe njohje të edukimit joformal”.
CIVIL – Qendra për Liri, me qëllim të inkurajimit dhe përfshirjes më të gjërë të të rinjve në krijimin e politikave, ka përfaqësuesin e vet në KRNM. Sipas Dehran Muratov, përfaqësuesit të CIVIL-it në KRNM strategjia ”transparente”- gjegjësisht, strategjia jotransparente e miratuar për të rinjtë është dëshmi se mendimi dhe rekomandimet e të rinjve, organizatat e të cilëve janë anëtarë të KRNM-së dhe janë pjesë e ekipit që ka krijuar Strategjinë për Rininë, janë keqpërdorur. Qëndrimi i tyre nuk është marrë parasysh dhe aspak nuk është present në strategjinë e re. Por, për atë janë fajtorë vet të rinjtë, sepse, edhe pse strategjia është miratuar para pesëmbëdhjetë ditësh, anëtarët e KRNM-së ende po mendohen se në çfarë menyrë do ta shprehin pakënaqësinë e tyre. Përderisa të rinjtë ende heshtin, institucionet do të marrin vendime që janë në kundërshtim me pritjet dhe kërkesat e tyre. “Mendoj se të rinjtë duhet të jenë më të zëshëm. Do ta shfytëzoj fjalën e urtë: Përderisa fëmija nuk mërzitet dhe nuk qan, nëna nuk i jep gji”, thotë Muratov.
Dokumenti është i papranueshëm edhe për Forumin Rinor Arsimor– FRA.
“Për institucionet, ky dokument është ecje përpara, por për të rinjtë është një regres, sepse strategjia e re, nuk ka buxhet, nuk ka tregues, nuk ka plan për monitorim dhe vlerësim, nuk dihet a do të ketë një plan veprimi”, tha Dona Kosturanova nga FRA.
Strategjia Kombëtare për të Rinjtë, vetëm se edhe një here tregon se qeveria vazhdon të jetë e përmbushur në krijimin e politikave në letër, por në praktikë, të rinjtë në dhjetë vitet e ardhshme do të jenë në kuadër të në një strategjie, e cila nuk i përfshin ata. Apo do të vazhdojë të detyrojë kontra-shoqatat dhe organizatat, që do të këndojnë këngë mburrjeje për punën e saj dhe do t’i mbështesë përmes Agjencisë për Rini dhe Sport të ngjyrosur partiakisht.
Dhe, me këtë, pushtetmbajtësve u mundësohet të manipulojnë me numrin e madh të të rinjve dhe t’i përdorin në fushatën parazgjedhore, nëpërmjet propagandës partiake dhe indoktrinimit prej moshës më të re ose nëpërmjet satanizimit të çdo shfaqjeje të të menduarit kritik dhe protestës kundër veprimeve kontraverze të Qeverisë. Dhe, paralelisht, pushtetmbajtësit shfaqen si mbrojtës të interesave të të rinjve të margjinalizuar, të mposhtur nga kaosi në arsim, papunësisë, në shtet i cili është krejtësisht i politizuar dhe i cili e parandalon inovacionin dhe sipërmarrësinë. Edhe në këtë mënyrë – me strategjitë dekadëshe (jo)ekzistuese, për të cilët nuk parashikohet buxhet.