Ambasadori i Turqisë në Maqedoni, Omur Sholendil, në kumtesë për opinionin e dënoi intervistën e djeshme në TV Sitel, kur kryeredaktori Dragan Pavlloviq Latas, e akuzoi mysafirin, liderin e LSDM-së Zoran Zaev, se “gënjen si një turk!”
“E dënojmë në mënyrë më të fuqishme shprehjen e mbrëmshme të pahijshme të kryeredaktorit dhe redaktor përgjegjës në TV Sitel, Dragan Pavlloviq Llatas, ndaj kombit të madh turk,. Këtë shprehj plot urrejtje dhe smirë, ia kthejmë në masë të barabartë personit të emëruar, i cili parimisht edhe më parë ka treguar guximin që në emisionet e tij dhe deklaratat të ndryshme të përdorë terme fyese ndaj udhëhqësve të lartë të Republikës së Turqisë dhe turqve.
Me keqardhje e pranuam këtë shprehje të pahijshme drejtuar Republikës së Turqisë dhe komunitetit turk, e cila e para e pranoi Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues dhe e mbështet këtë shtet vëllazëror dhe miqësor në çdo fushe.
Person i emëruar, pas reagimeve të drejta dhe intensive të përfaqësuesve të bashkatdhetarëve tanë në Maqedoni, edhe krahas asaj që kërkoi falje para popullit dhe shtetit turk, është larg nga situata për të kompensuar dëmin nga ky qëndrim të pahijshëm.
E thërrasim Televizionin Sitell, i cili i ka dhënë funksion të lartë drejtues këtij personi, të veprojë konform gazetarisë objektive dhe në kuadër të drejtësisë, dhe të marrë masa adekuate ndaj personit në fjalë”, thuhet në kumtesën e ambasadorit turk Sholendil.