Duke marrë parasysh objektivat kryesore që duhet të arrihen me kontrollimin e të dhënave të qytetarëve, analizat statistikore dhe verifikimine kryqëzuar të të dhënave në Listën Zgjedhore, qëllimet të cilat janë të përcaktuara dhe vërtetuara në mënyrë të qartë me Rregulloren e miratuar për metodologjinë për edhëheqjen dhe azhurnimin e Listës së Zgjedhësve (e bazuar në kontrollime dhe analiza statistikore, kontroll i kryqëzuar i bazave dhe evidencave të ndryshme të të dhënave, kontrolle të pakufizuara në terren dhe metoda të tjera adekuate dhe të pranuara të verifikimit) me rëndësi të padiskutueshme në procesin zgjedhor që vijon (zgjedhjet e parakohshme parlamantare 2016) është aplikimi i saktë dhe i plotë i rregulloreve të miratuara – Rregullores për metodologjinë për azhurnimin e Listës së Zgjedhësve dhe Rregullores mbi metodologjinë për qasje të plotë, bërje të ndryshimeve dhe fshirjen e të dhënave në Listën Zgjedhore (si dhe procedura për kryerjen e verifikimit në terren me qëllim të azhurnimit të saj).
Metodologjia e adoptuar për kontrollime teknike të kryqëzuara dhe analiza statistikore të bazave dhe evidencave të ndryshme të të dhënave për verifikimin e Listës së Zgjedhësve, si dhe azhurnimi i planifikuar/parashikuar (me Rregulloret), respektivisht regjistrimi, shtimi dhe fshirja e të dhënave të qytetarëve që i përmban Lista e Votuesve, nënkupton punë absolutisht të ndërgjegjshme dhe të me përgjegjësi të organeve shtetërore të përfshira në procesin zgjedhor (Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë – edhe atë Zyres për Drejtimin e Librave Amzë dhe Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve pranë Ministrisë, gjykatave themelore dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale).
Në këtë drejtim, prej punës së autoriteteve kompetente shtetërore dhe respektimit të supozuar dhe përmbushjes së detyrimeve të tyre ligjore (në aspektin e transparencës, kooperativitetit, qasjes në informata dhe kuadrove, tërësisë dhe azhurnimin tv të dhënave, etj), varet niveli i rrezikut nga zbatimi i saktë dhe i plotë i akteve juridike – ligjeve dhe rregulloreve në lidhje me procesin zgjedhor. Mes tjerash, edhe para së gjithash për shkak të mungesës së dispozitave për kundërvajtje, respektivisht dispozitave ndëshkuese për përgjegjësi të të gjithë autoriteteve kompetente shtetë rore(dhe personave të tyre të autorizuar), të cilët nuk do të përmbushin detyrimet e tyre ligjore dhe/ose do të veprojnë në kundërshtim me dispozitat ligjore të parashikuara në Kodin Zgjedhor dhe në rregulloret e miratuara.
Por, sigurisht, zbatimi i saktë dhe i plotë i Kodit Zgjedhor dhe rregulloreve të miratuara për metodologjinë e azhurnimit të Listës së Zgjedhësve, si metodologji për qasje të plotë, bërje të ndryshimeve dhe fshirjen e të dhënave në Listën Zgjedhore, paraqet një mundësi për të rikthyer besimin e humbur prej qytetarëve të Maqedonisë në proceset zgjedhore.
(Autorja është avokate, anëtare e ekipit të ekspertëve të CIVIL – Qendrës për Liri)