• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home KUMTESA

CIVILi në Ditën Ndërkombëtare të Paqes: Paqja botërore do të ketë shans kur Rusia do të largohet plotësisht dhe të përgjigjet për luftën gjenocide kundër Ukrainës

September 21, 2023
in AKSION, BOTA, DEZINFORMATA, KUMTESA, LUFTA NË UKRAINË, POLITIKË
CIVILi në Ditën Ndërkombëtare të Paqes: Paqja botërore do të ketë shans kur Rusia do të largohet plotësisht dhe të përgjigjet  për luftën gjenocide kundër Ukrainës
Share on FacebookShare on Twitter

Për dy vite me radhë, në kushtet e agresionit ushtarak brutal dhe gjenocid  rus kundër Ukrainës së pavarur, demokratike dhe paqësore, po festohet Dita Ndërkombëtare e Paqes. Tema e Kombeve të Bashkuara këtë vit është “Veprimet për Paqe: Ambiciet tona për #Qëllimet Globale”, e cila nuk pasqyron realitetin e zymtë të imponuar në botë nga Kremlini.

CIVIL – Qendra për Liri fton të gjithë qytetarët, anëtarët e saj, mbështetësit, aktivistët, vullnetarët, si dhe shoqatat civile, subjektet politike, që t’i bashkohen të gjithë paqedashësve në mbarë botën në përkujtimin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes me thirrje për paqe, por edhe për drejtësinë në botë.

CIVILi bën thirrje për tërheqje të plotë të forcave ushtarake ruse, deri në ushtarin dhe mercenarin e fundit, dhe më pas të përballet plotësisht me drejtësinë ndërkombëtare për shkatërrimin, krimet e luftës dhe gjenocidin që po kryen kundër Ukrainës.

Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, ne duhet të kujtojmë se sa lehtë mund të prishet dhe prishet paqja e botës dhe të shkaktojë shkatërrim dhe vuajtje të tmerrshme. Agresioni rus kundër Ukrainës gjithashtu destabilizon paqen botërore përmes sulmeve hibride, shantazheve me energji dhe ushqime, me fushata të ashpra propagandistike dhe dezinformata. Kremlini me këtë përpiqet të fshehë dhunën e pamasë dhe synimin e dukshëm për të shfarosur kombin ukrainas, për të cilin flasin hapur dhe me zë të lartë propaganduesit në mediat shtetërore ruse.

Agresioni ushtarak kundër Ukrainës, si të gjitha konfliktet ushtarake dhe të tjera kudo në botë, imponon nevojën për t’u bashkuar kundër së keqes. Çdo person ka detyrimin të ngrihet për të drejtën e një jetese paqësore dhe dinjitoze në shoqëritë demokratike dhe të drejta ku ndarja, urrejtja, dhuna, lufta për pushtet dhe pushtet në kurriz të jetës dhe dinjitetit njerëzor do të refuzohen dhe dënohen ashpër. Autorët e krimeve kundër njerëzimit dhe arkitektët e së keqes, shkatërrimit dhe gjenocidit, duhet të dalin para drejtësisë.

Ky është detyrim njerëzor dhe i civilizimit!

Me mbështetje të fortë për Ukrainën dhe kombin ukrainas, CIVIL i bën thirrje për bashkimin e botës në përpjekjet për t’i dhënë fund agresionit rus dhe për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në Ukrainë. Qofshin shumë jetë të humbura njerëzore të fundit që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin që sjell lufta.

Qëndrimi i CIVILit  është se paqja, liria dhe barazia janë vlera për të cilat aspirojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, si dhe institucionet e saj demokratike. Ne të gjithë duhet t’i vlerësojmë dhe promovojmë ato vlera së bashku në baza ditore. Ngritja e multikulturalizmit përballë konflikteve ndëretnike dhe konflikteve  tjera, promovimi i përkushtimeve ndaj vlerave evropiane dhe qytetëruese, përballë narativave nacionaliste, dezinformatave dhe propagandës, beteja për një shoqëri demokratike dhe të drejtë, do të fitohet së bashku.

CIVIL – Qendra për Liri, që nga themelimi i organizatës në vitin 1999, në vizionin dhe misionin e saj promovon paqen dhe demokracinë, një botë në të cilën njerëzit do të jetojnë paqe dhe me dinjitet. Në themelet e saj, organizata inkorporoi pa kompromis dhe plotësisht përkushtimin për një shoqëri ku të drejtat dhe liritë e njeriut do të respektohen plotësisht, kulti i armëve dhe i dhunës do të tejkalohet dhe diskriminimi, pabarazia, urrejtja, paragjykimi, nacionalizmi do të jenë vetëm episod i errët i së shkuarës.

 CIVIL

 

Next Post
CIVIL: Paqja në Kosovë është parakusht për paqen në rajon, të gjithë palët të kontribuojnë me përgjegjësi për tejkalimin e tensioneve dhe dhunës

CIVIL: Paqja në Kosovë është parakusht për paqen në rajon, të gjithë palët të kontribuojnë me përgjegjësi për tejkalimin e tensioneve dhe dhunës

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, i dha Urdhrin e Meritës Xhabir Derallës, ndër të nderuarit janë Jens Stoltenberg, Alain Delon dhe Catherine Deneuve

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, i dha Urdhrin e Meritës Xhabir Derallës, ndër të nderuarit janë Jens Stoltenberg, Alain Delon dhe Catherine Deneuve

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom