CIVILi organizon konferencë të madhe, të titulluar “Marrëdhëniet mes Komuniteve: Perceptimet, Shpresat dhe Frika, Sfidat dhe Zgjidhjet” më 16 maj, në Hotel Park Residence (prapa stadiumit të qytetit), salla New York, me fillim në ora 12:00. Konferenca mbahet edhe në kuadër të 21 Majit, Ditës Botërore të Diversitetit.
Të ftuar në konferencë janë përfaqësues të lartë politikë,të pushtetit vendor, ekspertë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe mediave. Ndër folësit që kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre deri më tani janë presidenti Stevo Pendarovski, koordinatori kombëtar Robert Alagjozovski dhe konsulli i nderit i Luksemburgut, Petar Arsovski.
Konferenca është pjesë e projektit “Bashkë për ardhmëri më të mirë”, i cili bazohet në arritjet e projekteve të mëparshme kushtuar promovimit të multikulturalizmit dhe vlerave evropiane, respektimit të diversitetit kulturor, etnik dhe fetar dhe mosdiskriminimit në Maqedoninë e Veriut. Si në vitet e kaluara, edhe këtë vit, fokus i veçantë i projektit është rinia, si dhe mbështetja e Strategjisë “Një Shoqëri për të Gjithë” (2020-2022 dhe 2023-2025).
Projekti synon të forcojë ndërgjegjësimin për përfitimet e një shoqërie multikulturore, mosdiskriminimin dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, në përputhje me vlerat evropiane. Projekti “Bashkë për ardhmëri më të mirë”, zbatohet nga CIVIL, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Dukatës së Madhe të Luksemburgut.
CIVIL