CIVILi vazhdon me serine e ngjarjeve online me titull “Në fokus”, kësaj radhe me temën “Multikulturalizmi: Baza për zhvillim, stabilitet dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut”. Ngjarja do të zhvillohet ditën e enjte, më 17 mars, me fillim nga ora 13:30.
Paneli do të shtrojë çështje rreth bazës së barabartë për zhvillim në sfera dhe aspekte të ndryshme, si përfaqësimi, arsimi, punësimi, etj., si të krijohet dhe ruhet ajo bazë e barabartë, mbi të cilën ndërtohet stabiliteti i një shoqërie në të gjitha aspektet. Me bazë të barabartë për zhvillim respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut për zhvillim dhe kultivohet multikulturalizmi në shoqërinë tonë. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të diskutojnë për të gjitha këto çështje, online ose me presence fizike, ndërsa ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalet online të CIVILit.