Raporti zgjedhor i CIVILit nga monitorimi në terren nga ora 16 deri ora 19:30, në ditën e zgjedhjeve, raundi i dytë.
Presion mbi vëzhguesit e CIVIL-it
Karposh, Shkolla fillore “Hristijan Todorovski Karposh”, një nëpunës policie ka kërkuar letërnjoftimin e vëzhguesit nga Civil-i, ndonëse distinktivi që e ka parë polici ishte i dukshëm. Pasi vëzhguesi kishte vërejtur se nuk i lejohej një gjë e tillë, ai u përgjigj se ishte urdhëruar ta bënte një gjë të tillë. Të dhënat e tij janë shkruar në një fletë të thjeshtë letre. Më pas, vëzhguesi lejohet të kryejë aktivitetet. Ngjarja është raportuar në orën 16.55, ndërsa ka ndodhur në orën 13.30.
Karposh, Shkolla fillore “Hristijan Todorovski Karposh”, VV 2626, Vëzhguesit i është mbajtur një kopje e autorizimit nga bordi zgjedhor, por pas insistimit i është kthyer.
Akuza për ryshfet votuesish
Tearcë, Shkolla fillore “Eqrem Çabej”, f. Sllatinë, VV 2017, 2018, 2019, 2020, vëzhgues i Civil-it raporton se 1 orë para mbylljes së VV, në fshatin Sllatinë, komuna e Tearcës, për votën e kandidatit të BDI-së për Kryetar komune i është ofruar ryshfet prej 1000 deri në 1500 denarë. Informacionin e ka marrë gojarisht nga një fshatar nga Sllatina, i cili ka dashur të mbetet anonim. Ai e ka marrë informacionin teksa ka qenë në oborrin e shkollës, personii nga i cili ka marrë informacionin po kthehej nga votimi dhe vëzhguesi i Civil-it ka dëgjuar personin duke folur për këtë me një të njohur të vëzhguesit të Civil-it. Vëzhguesi i Civil-it e ka pyetur qytetarin nëse mund ta shkruante këtë në raport dhe nga qytetari mori një përgjigje se mundet, duke theksuar se dëshiron të mbetet anonim, duke thënë: “Po, por mos më përzi në këtë”.
Agjitacion, transport i organizuar i votuesve, kërcënime ndaj votuesve,
Qendër, Shkolla fillore “Koço Racin”, VV 2799, 2800, 2801, Një i moshuar i lindur në vitin 1942, në të tri vendvotimet ka hyrë me kapele me shenja partie, dhe nuk ka votuar fare në atë objekt. Policia e identifikoi, dhe priti denoncimin e presidentëve. Pas bisedës me policinë, personi ka mbetur me një person më të ri dhe vëzhguesi ka vazhduar të monitorojë nëse ai person mund të jepte udhëzime. Nuk kishte asnjë të dhënë për një gjë të tillë, vëzhguesi vazhdoi ta ndiqte për pak kohë por nuk kishte asnjë aktivitet tjetër të dyshimtë.
Tejkalimi i kompetencave të vëzhguesve partiakë
Tearcë, fshati Gllogjë Shkolla fillore “Asdreni”, VV 2021/1, Vëzhguesi i partisë (Aleanca e Shqiptarëve) ka fotografuar, ka vënë viza për të shënuar votuesit e tyre, i ka përcjellur dhe ka biseduar në telefon në vendvotimin.
Kumanovë, NP “Pastërti dhe gjelbërim”, VV 1014, Dy nga vëzhguesit e pranishëm kanë shkruar me stilolaps me shenja partiake.
Prania e paautorizuar në një vendvotim
Strugë, Shkolla fillore f. Vranishte, VV 1869 dhe 1870, një grup i madh i të miturve të shkollës fillore ngritën një zhurmë të madhe dhe penguan hyrjen e lirë të votuesve. Pas reagimit të policisë, ata janë larguar nga vendi.
Shkelja e fshehtësisë së votimit
Manastir, Shkolla fillore “Kole Kaninski”, VV 0067, Lexohen emrat e votuesve.
Manastir, Shkolla fillore “Kole Kaninski”, VV 0067, Vëzhguesit partiak informojnë se cilët persona votojnë.
Kumanovë, NP “Pastërti dhe gjelbërim”, VV 1014, Tre votues pas votimit qëllimisht i kanë mbështjellë fletëvotimet në anën e pasme. Pasi u dhanë vërejtje se nuk duhej të jetë ashtu, ata u përgjigjën “kështu duhet” dhe i hodhën fletvotimet në kutinë e votimit. Numri 12 u pa në një rreth dhe të gjithë të pranishmit mundeshin ta shohin atë.
Koçani, Kopshti, VV 0835, Votimi publik dhe familjar është vëzhguar në orën 10 e 50 minuta. Votuesi quheshte Sllave Markoviq. Ngjarja u raportua në orën 16:20.
Rankoc, Shkolla fillore në fshatin Rankoc, VV 0987, Anëtari i BZ-së i cili i grisi fletët e votimit para se t’ua jepte votuesve palosi qoshet e fletëve të votimit. Ajo ishte e vërejtur më herët nga një anëtar tjetër i BZ-së që të mos i griste fletët e votimit para se të hynin votuesit.
Kërçovë, Shkolla fillore “Sande Shterjoski”, VV 0737. Votuesi publikisht në vendvotim e ka shprehur votën e tij për VMRO-në, ndonëse i është thënë se nuk duhet ta thotë këtë.
Karposh, Shkolla fillore “Vera Ciriviri Trena”, VV 2628, Votuesi thotë se do të votoj për një kandidat (Stevço Jakimovski).
Shkelje e protokolleve kundër KOVID
Studeniçan, Shkolla komunale f. Koliçan i Poshtëm, VV 2353/1, dy votues të lejuar nga BZ për të votuar pa maska.
Manastir, Shkolla fillore “Kole Kaninski”, VV 0067, Anëtarët e BZ-së nuk mbajnë maska.
Manastir, Shkolla fillore “Kole Kaninski”, VV 0068, Pranohen votues pa maskë mbrojtëse.
Demir Hisar, Shkolla fillore në fshatin Zagoriçe, VV 0627, Katër votues kanë hyrë në qendrën e votimit 0627 pa maskë mbrojtëse, BZ nuk ka reaguar fare dhe i ka lejuar të votojnë.
Kërçovë, Shkolla fillore “Sande Shterjoski”, VV 0737/1, Dy votuesve u lejohet votimi pa maska mbrojtëse.
Ndihmë gjatë votimit, votim për tjetër, votim familjar
Koçani, Kopshti, VV 0835, Votimi publik dhe familjar është vëzhguar në orën 10 e 50 minuta. Votuesi i quajtur Sllave Markoviq. Ngjarja u raportua në orën 16:20.
Karposh, Shkolla profesionale e mesme “Gjorgji Dimitrov”, VV 2603, Një shtetas i moshuar ka votuar me eskortë me pretekstin se nuk sheh mirë. Ngjarja ka ndodhur në orën 13.10, raportohet në orën 16.55
Probleme me SG
Kumanovë, kompania private Ajduçka Çeshma, VV 1059/1, BZ kishte një problem me GS pajisjen, përkatësisht një anëtar i BZ i cili ishte i kyçur në pajisjen kishte shkuar në shtëpi dhe nuk ishte çlajmëruar, dhe kur një anëtar tjetër i BZ u përpoq të hynte në skenerin ai nuk mund ta bënte këtë. Për shkak të kësaj, procesi i votimit është ndërprerë nga ora 12:39 deri në orën 12:52, ndërsa BZ ka tentuar të gjejë anëtarin e BZ-së për ta thirrur që të vijë në vendvotimin dhe të dalë nga pajisja, në mënyrë që një anëtar tjetër i BZ-së të ketë qasje për të bërë që pajisjen SG funksionale që procesi i votimit të ecë pa probleme.
Kisella Voda, Shkolla fillore “Nevena Georgieva Dunja”, VV 2745, Vendvotimi është hapur në ora 07:00, por procesi i votimit ka filluar në ora 07:30 për shkak se nuk ka funksionuar makina SG. BZ nuk lejoi fillimin e votimit dhe u përpoq të kontaktojë KKZ-në ose KSHZ-në për të marrë udhëzime se si të mundësohet aparati i SG në mënyrë që procesi i votimit të mund të fillojë. 30 minuta më vonë BZ mori sugjerime se çfarë duhet bërë për të aktivizuar pajisjen, BZ ndoqi udhëzimet dhe e rregulloi,
Aerodrom, Shkolla fillore “Ljuben Llape”, VV 2759, Rreth orës 15:35 minuta, pajisja SG kishte mbetur pa bateri, pas një reagimi të autoriteteve, ajo u bë funksionale. Ndërkohë votimi ka vazhduar, votuesit janë regjistruar me gjurmë gishtash.
Paaksesueshmëri, cenim i të drejtës së votës të personave me aftësi të kufizuar
Manastir, Shkolla fillore “Kole Kaninski”, VV 0067, Nuk ka ekran për personat me aftësi të kufizuara.
Çashka, Objekti i Dushko Dimovskit në f. Nezhillovë, VV 2213, Në vendvotim nuk ka pasur ekran për personat me aftësi të kufizuara dhe në të njëjtën kohë nuk ka pasur qasje në vendvotim për këta persona sepse ka pasur shkallë para qendrës së votimit. Bordi zgjedhor nuk ka bërë absolutisht asgjë për ta zgjidhur këtë situatë.
Kërçovë, Shkolla fillore “Sande Shterjoski”, VV 0737, Nuk ka ekran për persona me me aftësi të kufizuara.
Parregullsi të tjera
Gazi Babë, në vendvotimin në Shkollën fillore “25 maji” dhe në Dane Krapçev VV 2496, Vëzhguesi ka informacion se në dy vendvotimet të dhëna më lart dhe një tjetër që nuk i është thënë por është në shkollën “25 maj”, nuk kanë çanta transporti për fletëvotimet. Njëra nga informatat është marrë nga BZ-ja në vend, ndërsa tjetra nga anëtari i BZ-së në “Gjorgji Krapçev” VV 2496. Gjithashtu, vëzhguesi është informuar dhe BZ-ja i ka thënë se kanë marrë mesazh nga KSHZ-ja se nëse nuk ka çanta të mjaftueshme, materiali duhet të transportohet në kuti.
Demir Hisar, Shkolla fillore f. Kutretino, VV 0628, Në objektin ku zhvillohet procesi i votimit nuk ka pasur energji elektrike, ndërsa edhe në qendrat e tjera të votimit ishte ndërprerë energjia elektrike. Supozohet se nuk ka pasur energji elektrike në të gjithë fshatin dhe në qytetin e Demir Hisarit.
Demir Hisar, Shkolla fillore f. Kutretino, VV 0628, Procesi i votimit është ndërprerë për shkak të forcës madhore, d.m.th. nuk kishte rrymë, por më vonë është sjellë një llambë e madhe nga BZ-ja, të gjithë anëtarët e BZ-së kanë qenë të pranishëm në vendet e tyre, të veshur me maska dhe nga BZ kanë deklaruar se nuk do të ndërpresin procesin e votimit dhe se procesi do të zhvillohet deri në ora 19:00 kur do të mbyllet venvotimi.
Probishtip, objekti i shkollës së mesme gjeologjike “Naum Naumovski Borçe”, VV 1532, Në vendvotim ka ardhur për të votuar një grua, të cilës i kishte skaduar letërnjoftimi. Kryetari i BZ-së ka biseduar me një person nga KSHZ-ja dhe pas konsultimit personit i është mundësuar të ushtrojë të drejtën e votës.
Karposh, Shkolla fillore “Hristijan Todorovski Karposh”, VV 2626, Në këtë vendvotim është regjistruar votimi me letërnjoftim të skaduar.
Novosellë, Shtëpia e kulturës në Novosellë, VV 1785, Kryetari i KZ-së thirri vëzhguesen nga LSDM-ja për të marrë raport nga lexuesi.