Në Vendvotimin 2725 dhe 2726, Аеrodrom, Sh.F. “Goce Dellçev”. Mungesë e qasjes në vendvotime për personat me invaliditet. Në vendvotime ka paramane për votimin e personave me invaliditet, por nuk janë të vendosura në kat dhe nuk janë të qasshme për personat me invaliditet.
Parregullsitë zgjedhore siç janë presionet, ryshfeti,shfrytëzimi, keqpërdorimet, problemet me Listën Zgjedhore, shkelja e heshtjes zgjedhore, gjuha e urrejtjes, gjegjësisht gjithçka që qytetaret dhe qytetarët konsiderojnë që nuk është në pajtim me kuptimin e tyre për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike, mund ta paraqesin në CIVIL.
Raportimet mund të paraqiten në ueb-faqen slobodniizbori.info ose në Raportim qytetar, në të cilën lehtë gjendet edhe baneri Stop për lajmet e rreme dhe gjuhën e urrejtjes në internet portalin civilmedia.mk.