PETRIT SARAÇINI
Në zgjedhjet lokale të këtij viti, publiku dëgjoi përsëri për organizatën “Asios 2017”, e cila, përveç me vëzhgues të zgjedhjeve, këtë herë është aktuale edhe duke publikuar sondazhe të diskutueshme parazgjedhore. Shumë pak dihet për “Aksios 2017”. Organizata nuk ka faqen e saj të internetit, as të dhëna publike të publikuara, nuk ka paraqitje publike, as nuk mund të lexoni më shumë për organizatën dhe aktivitetet e saj, menaxherët, hulumtuesit ose punonjësit.
Sipas atyre pak të dhënave që janë në dispozicion, përmes dokumenteve të KSHZ-së dhe arkivit zgjedhor të Institutit Societas Civilis për Demokraci, vëzhgimi i parë i zgjedhjeve i AKSIOS 2017 ishte gjatë zgjedhjeve presidenciale, kur organizata u akreditua për vëzhgimin e zgjedhjeve me 329 vëzhgues zgjedhor. Por përveç këtij informacioni, nuk ka të dhëna të tjera se si organizata rekrutoi vëzhguesit e saj, nëse ka pasur një thirrje publike dhe përzgjedhje të kandidatëve dhe kur ka ndodhur kjo.
Redaksia e CIVIL Media kërkoi të dhëna për këtë organizatë edhe në Regjistrin Qendror. Nga 3 organizata që janë emëruar si “AKSIOS”, 2 janë organizata që janë relativisht të njohura për opinionin dhe merren me art dhe arkeologji.
Organizata e tretë, e cila ka emrin e plotë “Shoqata e Qytetarëve për Zhvillim dhe Promovim të Turizmit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe të Drejtave të njeriut AKSIOS 2017”, me emër të shkurtuar “AKSIOS 2017 Shkup”, është e vetmja që do të mund të jetë e njëjta me organizatën që është aktualisht si vëzhgues në zgjedhje, por edhe publikues i anketave parazgjedhore.
Sipas të dhënave të Regjistrit Qendror, selia e kësaj Organizate është në lagjen Hipodrom në komunën e Shkupit Gazi Babë, si qëllime të organizatës janë përmendur “Zhvillimi dhe promovimi i turizmit, Promovimi dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore, Nxitja e bashkëpunimit ndërkufitar, Zhvillimi i qëndrueshëm, Mbrojtja e ambientit jetësor, Promovimi dhe mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut”. Portofol dhe fusha të veprimtarisë mjaft heterogjene, por as në internet dhe as në media nuk mund të lexohet asgjë në lidhje me aktivitetet e kësaj organizate në këto fusha.
Pronar i organizatës është personi Gjoko Stojcevski, ndërsa si person i autorizuar është Dimitar Peovski, me një adresë identike me atë të organizatës. Megjithatë, për asnjërin prej këtyre dy emrave nuk mund të gjenden të dhëna publike mbi aktivitetet në fushat e theksuara të veprimit.
Në e-mail adresën e vendosur në dokumentin nga Regjistri Qendror, redaksia e CIVIL Media i dërgoi pyetje kësaj Organizate në lidhje me vëzhgimin e zgjedhjeve dhe kryerjen e sondazheve parazgjedhore.
AKSIOS rekruton 800 vëzhgues në më pak se dy javë para zgjedhjeve?
Kjo Organizatë ishte аkredituar nga KSHZ-së (seanca e 74-të e KSHZ-së, 7 korrik 2020) dhe për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2020.
Ndryshe nga organizatat tjera vëzhguese, që realizojnë proces të regrutimit dhe selektimit të kandidatëve për vëzhgues që zgjat me muaj, për Zgjedhjet e parakohshme parlamentare vitin e kaluar, “Aksios 2017” shpalli dhe u dërgoi mediave thirrje publike për vëzhgues në zgjedhjet parlamentare më 3 korrik të vitit 2020, vetëm 12 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve.
Sipas kumtesës nga vetë organizata që u publikua nga MIA dhe medie të tjera më 3 tetor të vitit 2021, AKSIOS 2017 ka vëzhguar zgjedhjet e vjetshme me 800 vëzhgues.
Në thirrjen për vëzhgues të AKSIOS2017 thuhet:
“Qytetarët e interesuar që duan të paraqiten për vëzhgues të akredituar dhe vullnetarë, mund të regjistrohen më së voni deri më 07 korrik të vitit 2020 deri në orën 10, në këtë adresë: [email protected], duke dërguar të dhënat – emrin, mbiemrin, adresën e jetesës sipas letërnjoftimit, datën e lindjes dhe kontakt-telefonin. Kandidatët për vëzhgues – vullnetarët duhet të jenë shtetas maqedonas, të jenë mbi moshën 18 vjeçare, të kenë përvojë në vëzhgim në proceset e mëparshme zgjedhore dhe të jeni të përgatitur që në mënyrë të paanshme të kryeni detyrat e vëzhguesit”.
Njoftimet e para publike nga kjo Organizatë datojnë nga kjo periudhë. “Aksios 2017” hap faqen e saj në Facebook më 20 qershor të vitit 2020, vetëm 25 ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Gjatë kësaj periudhe, u publikuan gjithsej 7 postime, shumica prej të cilave kanë të bëjnë me daljen e votuesve në ditën e zgjedhjeve 15 korrik, një nga publikimet është thirrje për vëzhgues para zgjedhjeve dhe një deklaratë që njofton pjesëmarrjen e Organizatës si vëzhgues në zgjedhje.
Në asnjë faqe në Facebook, akoma nuk ka aspak të dhëna për organizatën, përveç e-mail adresës [email protected], të shfrytëzuar edhe për thirrjen për vëzhgues për Zgjedhje të parakohshme parlamentare në vitin 2020.
A është e mundur të bëhet rekrutimi dhe trajnimi i vëzhguesve të zgjedhjeve dhe vëzhgimi i zgjedhjeve me afate kaq të shkurtra për thirrjet e rekrutimit siç ka AKSIOS 2017?
Përvojat e organizatave që kanë vëzhguar zgjedhjet për shumë vite thonë diçka krejtësisht ndryshe. Duhen të paktën disa muaj për të kryer një proces kaq të komplikuar, i cili përfshin punësimin dhe trajnimin e qindra njerëzve.
“Zakonisht procesi zgjat 2-3 muaj, në varësi të zgjedhjeve (qoftë me një apo dy raunde) dhe faktorë të tjerë. Ajo që duhet të theksohet është se përgatitjet fillojnë para shpalljes së zgjedhjeve, dhe kërkesa për akreditim për vëzhgim paraqitet menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve. E gjithë kjo bëhet për të pasur kohë të mjaftueshme për të trajnuar të gjitha llojet e vëzhguesve dhe për të monitoruar tërë procesin nga fillimi në fund. Thirrja për vëzhgues të ditës së zgjedhjeve përfundon disa javë para votimit, në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme për trajnimin e tyre deri në ditën e zgjedhjeve “, shpjegon Zllatko Dimitriovski nga Shoqata e Qytetarëve MOST, i cili ka përvojë shumëvjeçare në vëzhgimin e zgjedhjeve në vend.
Dimitriovski theksoi se MOST njëherë i trajnon koordinatorët rajonal ose të ashtuquajturit vëzhgues afatgjatë që ndjekin tekstin politik dhe fushatën dhe të cilët në rajonet/komunat e veta rekrutojnë vëzhgues afatshkurtër që janë të shpërndarë në ditën e zgjedhjeve. “Trajnimet për vëzhguesit afatshkurtër kryhen nga koordinatorët rajonal në bashkëpunim me zyrën qendrore dhe në këtë trajnim vëzhguesit njihen me tërë procesin e votimit, të drejtat dhe detyrimet e tyre, si dhe të gjitha aspektet e tjera të nevojshme që mund të jenë të dobishme gjatë punës së tyre”, tha Dimitriovski nga MOST.
Veçanërisht e rëndësishme për opinionin është transparenca dhe llogaridhënia organizatave vëzhguese në raport me aktivitetet dhe financimin.
“Sigurisht, informim i rregullt dhe i saktë mbi gjetjet, si dhe sigurimi i informacionit transparent për mbështetësit e projektit,” tha Dimitriovski për CIVIL Media.
MOST zakonisht lëshon një raport periodik para ditës së zgjedhjeve, i cili përmban informacione mbi kontekstin politik dhe ndoshta pjesë të fushatës zgjedhore (në varësi të datës së publikimit të raportit). Gjatë ditës së zgjedhjeve, MOST mban disa konferenca për shtyp ku informon publikun për gjendjen në vendvotimet dhe sfidat e mundshme të vërejtura gjatë votimit.
“Pas ditës së zgjedhjeve, MOST jep deklaratën paraprake për zgjedhjet, e cila, siç tregon emri, përmban një vlerësim paraprak se si u zhvilluan zgjedhjet, jo vetëm në ditën e zgjedhjeve, por i referohet tërë procesit nga shpallja e tyre dhe përfshin të gjitha aspektet e saj”, theksoi Dimitriovski.
Një muaj-dy pas zgjedhjeve, MOST nxjerr raportin përfundimtar i cili përmban të gjitha informacionet për procesin e përgjithshëm, statistikat e marra nga raportet e vendvotimeve, si dhe rekomandimet për përmirësimin e procesit.
“Gjatë gjithë këtij procesi të informimit të publikut, duhet theksuar se organizatat që vëzhgojnë zgjedhjet duhet të japin vetëm informacion të saktë dhe të verifikuar, në fakt, siç kërkohet nga Kodeksi i KZHS-së për vëzhgimin e zgjedhjeve, cilat janë organizatat që vëzhgojnë zgjedhjet, janë të detyruar ta respektojnë atë”, tha Dimitriovski nga MOST.
Por, nga ajo që mund të vërehet në këtë hulumtim, organizata AKSIOS 2017 nuk i zbaton e as nuk i plotëson shumicën e këtyre standardeve në raport me organizimin e monitorimit dhe transparencës para opinionit.
Redaksia CIVIL Media u përpoq të kontaktojë me AKSIOS 2017, përmes e-mail adresës të vendosur në thirrjen e tyre për vëzhgues, që është i vetmi kontakt publik në dispozicion për të kontaktuar me ta. Deri në mbylljen e këtij teksti, ne nuk kemi marrë përgjigje për pyetjet tona.
Vëzhgim “qytetar” me vëzhgues partiak dhe presion mbi vëzhguesit e tjerë qytetarë
Në ditën e zgjedhjeve, më 15 korrik të vitit 2020,
На денот на изборите, 15 јули, 2020, во një nga raportet ditore nga monitorimi i CIVIL-it i publikuar në orën 13:00, është regjistruan incident me vëzhgues të AKSIOS 2017, i cili ka qenë kryetar i degës lokale partiake në Sveti Nikole.
”Në dy vende zgjedhore të ndryshme në Sveti Nikole, vëzhgues i AKSIOS 2017, i njohur si kryetar i Komitetit Komunal të një partie politike në Sveti Nikole. Ai në një nga Vendvotimet, vëzhguesve të pranishëm nga Civil dhe dy organizata të tjera ka filluar t’i largojë, me fjalët se “ata janë partiak dhe nuk guxojnë të jenë këtu”. Atmosfera është tensionuar. Deri sa ka ndodhur kjo, kryetari i Bordit Zgjedhor ka qenë jashtë për cigare. Kur është kthyer, ka biseduar me të dhe ka thënë që nuk ka nevojë që incidenti të regjistrohet në procesverbal”, qëndron në raportin e vëzhguesit të CIVIL-it.
Мes zgjedhjeve të vitit 2020 dhe 2021, vetëm dy publikime: Mbështetje për reprezentacionin e futbollit maqedonas dhe urim për Pashkët
Është interesante që AKSIOS si Organizatë, duke gjykuar nga ajo që është publikuar në faqen e saj në Facebook, i vetmi vend ku mund të gjenden njoftimet e tyre, mes zgjedhjeve parlamentare në korrik të vitit 2020 deri në shtator të vitit 2021 ka vetëm dy publikime. Njëra prej tyre është një postim për mbështetjen e reprezentacionit maqedonas të futbollit gjatë Kampionatit Evropian dhe një urim për Pashkët.
Pas kësaj periudhe pa asnjë aktivitet përveç këtyre dy postimeve, afër Zgjedhjeve lokale, më 16 shtator të vitit 2021, një muaj para mbajtjes së tyre, në Faqen e tyre në Facebook “Dil të votosh” është publikuar thirrja e Organizatës për vëzhgues vullnetarë.
Më 1 tetor të vitit 2021, 3 ditë para fillimit të fushatës ndërsa 17 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, deri te mediet është dërguar kumtesë se Aksios 2017 do të vëzhgojnë zgjedhjet lokale.
Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor, deri më tani ka akredituar 512 nga 800 vëzhguesit për zgjedhje lokale që do të mbahen të dielën më 17 tetor.
(VAZHDON, në pjesën tjetër: Edhe vëzhgues edhe anketues)
Përkthimi: V.A.
https://civilmedia.mk/istrazhuvane-aksios-2017-fantom-organizatsija-nabluduva-izbori-i-pravi-anketi-a-nikoj-ne-znae-nishto-za-niv/
https://www.sec.mk/izvestuvanje-od-74-ta-sednica-na-drzhavnata-izborna-komisija/
https://www.facebook.com/izlezidaglasas2020/
https://clp.mk/tsivil-reagira-poradi-pritisotsite-vrz-nabluduvachite-na-organizatsijata/
https://www.facebook.com/izlezidaglasas2020/posts/367939768312073