CIVILi do të mbajë konferencë për shtyp në të cilën do të bëhet fjalë për informatat dhe analizat që dalin nga monitorimi i deritanishëm i procesit zgjedhor. Konferenca e CIVILit do të mbahet sot (e martë), 21 shtator në ora 12 në gjuhë maqedonase, dhe në ora 12:30 në gjuhë shqipe, në Pres qendrën e organizatës që gjendet në katin e 3 në Biznes qendrën “Paloma Bianca”.
TEMA DHE ÇËSHTJE TË NXEHTA ZGJEDHORE
Përfaqësuesit e CIVILit do të flasin në disa tema dhe çështje lidhur me procesin zgjedhor. Fushata politike, cilat abuzime i shënojnë ekipet vëzhguese të CIVILit, keqpërdorimi I fëmijëve në kontekst zgjedhor dhe gjetje tjera dhe rekomandime, janë pjesë e materialit voluminoz me të cilin disponon organizata dhe për çdo ditë ndan në media. Në konferencë do të bëhet fjalë edhe për monitorimin zgjedhor të CIVILit.
DEKLARATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR PAQE
Pas prezantimit të gjetjeve dhe informative lidhur me procesin zgjedhor, përfaqësuesit e CIVILit do të japin edhe deklaratë me rastin e 21 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare për Paqe.
TË DHËNA LOGJISTIKE DHE LIDHJE PËR KONFERENCËN
Konferenca do të transmetohet online në faqen Facebook dhe Youtube kanalin e CIVILit. Gazetaret dhe gazetarët do të kenë mundësi edhe për kyçje online në Zoom, me paralajmërim paraprak përmes postës elektronike ose telefonit, më së voni deri të marten, 21 shtator, ora 11:30. Prania fizike lejohet maksimum për katër persona, gjë që kërkon njoftim paraprak nga redaksitë. Para fillimit të shtypit, fotoreporterëve do t’u lejohet qasje, pas së cilës ata mund të largohen, për t’i dhënë hapësirë kameramanëve. Vetëm personat e vaksinuar, me maska mbrojtëse lejohen të jenë të pranishëm në konferencën për shtyp. Redaksitë luten për mirëkuptim të këtyre procedurave të cilat kanë për qëllim ekskluzivisht mbrojtjen kundër KOVID-19.
SHKARKIM I LIRË I PËRMBAJTJEVE LIDHUR ME ZGJEDHJET
Shkarkimi i transmetimit të videos dhe i gjithë përmbajtjes tekstuale në lidhje me zgjedhjet, publikuar në civilmedia.mk (maqedonase), drejt.mk (shqip) dhe civil.today (angleze) lejohet plotësisht, nën licencën Creative Commons 4.0 (lidhja drejt burimit).