Policia ruse, në 82 qytete, arrestoi dje 1,496 mbështetës të liderit të dënuar opozitar Aleksej Navalni, të cilët protestuan për lirimin e tij në të gjithë vendin.
Mijëra protestues u mblodhën dje në qendër të Moskës, me ftesë të bashkëpunëtorëve të Navalnit, gjendja shëndetësore e të cilit është shumë e rëndë, sepse ai ishte në grevë urime më shumë se tre javë.
Një pjesë e protestuesve janë arrestuar që para fillimit të protestave. Shumica u arrestuan në Shën Petersburg, rreth 600 persona.
Sipas policisë në Moskë, rreth 6,000 njerëz protestuan, ndërsa sipas organizatorit ka pasur 60,000 njerëz.
Protestat janë mbajtur në ditën e fjalimit vjetor të presidentit rus Vlladimir Putin, ndaj popullit.
Ai në fjalimin e tij, i akuzoi qeveritë e huaja se po përpiqen t’i imponojnë Rusisë vullnetin e tyre. Putin kurrë nuk e përmend emrin e Navalnit publikisht.