Beteja me klimën tani është këtu. Nuk kemi kohë më për t’u përgatitur dhe prandaj duhet të veprojmë tani dhe me vendosmëri. Për këtë kemi dhënë mbështetje për miratimin e dokumenteve nacionale të cilat japin udhëzimin për atë se si do të veprojmë në periudhën që pason.
Këtë e theksoi zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike, Koordinimin e Resorëve Ekonomikë dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi në ngjarjen onlajn “Diskutim për përgatitjen nacionale për pjesëmarrje në Konferencën COP 26 në Gllazgou”, në të cilën morën pjesë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini dhe ambasadorët e SHBA-së, Kejt Meri Bërnz, të Mbretërisë së Bashkuar Rejçell Gallouej dhe të Republikës së Italisë, Andrea Silvestri.
Ato janë, shtoi ai, strategjia kombëtare e Energjetikës deri në vitin 2040, e cila i integron postulatet e klimës dhe zhvillimin e qëndrueshëm, Raporti i tretë dyvjeçar i azhurnuar për klimën, që e miratuam para ca kohësh si edhe kontributet e rishikuara nacionale. Në proces është finalizimi i programit për implementimin e strategjisë për energjetikë, Plani nacional për energjetikë dhe klimë por edhe ligji për strategjinë afatgjate për klimë. Gjatë përgatitjes së këtyre dokumenteve janë bërë analiza të cilat janë të detajuara dhe të harmonizuara me Skenarin e gjelbër i cili parasheh ambicie të përforcuar në procesin e përballjes me ndryshimet klimatike, ndërsa kjo do të thotë zvogëlim i emetimeve të gazrave të qelqta, rritje e prodhimit të energjisë elektrike prej burimeve të rinovueshme të energjisë dhe rritje e efikasitetit energjetik.
Të gjitha këto dokumente, theksoi Bytyqi janë në relacion me Agjendën e gjelbër evropiane dhe Agjendën e gjelbër të Ballkanit Perëndimor. Kjo na jep stimul shtesë se politikat që i sjellim janë në pajtim me kërkesat e BE-së. Për qytetarët tanë kjo do të thotë hapje e mundësive për kursimin e energjisë përmes masave të përforcuara për subvencionimin e pajisjeve energjetike efikase dhe pajisjes si për amvisëritë ashtu edhe për sektorin publik. Do të hapen vende të reja pune të a.q. vende të reja pune në më shumë sektorë, do t’i përforcojmë angazhimet për zvogëlimin e gazrave të qelqta përmes vendosjes së teknologjive të reja të cilat janë të pranueshme në aspektin ekologjik dhe diversifikimin e burimeve të energjisë që është një prej përfitimeve.
“Neve na pret periudhë ndryshimesh në sjelljen dhe në pranimin e sfidave të reja të cilat bëhen pjesë e përditshmërisë tonë. Duhet ta pranojmë se çmimin për shpëtimin e planetit duhet ta ndajmë të gjithë në mënyrë të barabartë, pavarësisht a jemi të vegjël ose të mëdhenj. Jo vetëm Qeveritë por edhe sektori privat, qytetarët, sektori qytetar”, tha Bytyqi dhe theksoi se në procesin për përballjen me ndryshimet klimatike një prej mundësive është edhe Fondi i gjelbër klimatik me të cilin vendi punon në arritjen e qëllimeve në luftën kundër ndryshimeve klimatike në më shumë fusha.
Ambasadorja e SHBA-së, Kejt Meri Bërnz, tha se në SHBA çdo vit i shpenzojnë miliarda dollarë vetëm për pastrim pas stuhive, ndërsa vitin e kaluar kjo gjë ka kushtuar 55 milionë dollarë.
Ne duhet të investojmë në përballjen me këto punë dhe jo në pastrimin e tyre prandaj jemi duke diskutuar për krizën klimatike. Na nevojiten angazhime të përbashkëta që të zvogëlohen gazrat e qelqta. I jemi bashkuar Marrëveshjes së Parisit dhe kontributeve nacionale. Dëshirojmë SHBA-ja të niset në rrugë ku do të ketë zero emetim të gazrave të qelqta. Dëshirojmë të përballemi me krizën klimatike në vend, por edhe përmes kufijve prandaj na nevojiten të gjithë, prandaj na duhen partnerë, theksoi ajo.
Ajo theksoi se Maqedonia e Veriut i shtroi kontributet e veta nacionale javën e kaluar dhe ato janë, thotë, më ambicioze prej atyre të parave që janë dorëzuar para disa vitesh, gjë që e vlerësojnë veçanërisht, ndërsa partnerë i kanë institucionet, sektorin privat me të cilët do të punojmë.
Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçell Gallouej, theksoi se vendi i saj dhe Glazgou si nikoqirë në nëntor në Konferencën për ndryshime klimatike COP 26, dëshirojnë të jenë shembull, ta zvogëlojnë emetimin e gazrave të qelqta sa më parë, gjegjësisht mbi 70 për qind deri në vitin 2035. Ajo e përgëzoi Maqedoninë e Veriut për siç tha, qëllimet ambicioze të kontributeve të rishikuara nacionale ndaj Marrëveshjes së Parisit dhe përkushtimin e tyre për zvogëlimin e gazrave të qelqta.
Diskutimi u mbajt para samitit të liderëve të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Xho Bajden qëllimi i së cilit është ta përforcojë angazhimin e vendeve në procesin e përballjes me krizën klimatike si edhe në vigjilje të Ditës së planetit Tokë 22 prilli dhe në kuadër të aktiviteteve të Javës së planetit Tokë që është në organizim të MMJPH.