Ish- polici nga Mineapolis Derek Shouin është shpallur fajtor për të tre akuzat në lidhje me vdekjen e Xhorxh Flojd. Vendimi i jurisë, i sjell mbrëmë, është se Shouin është fajtor për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së parë dhe shkaktim të vdekjes nga pakujdesia.
Pasi fjalët e fundit u dhanë të hënën, juria me 12 anëtarë, përpara se të merrte një vendim përfundimtar, u këshillua për katër orë dje, kur u morën në konsideratë deklaratat e 45 dëshmitarëve, përfshirë kalimtarët, oficerët e policisë dhe ekspertët. Që vendimi të ishte i vlefshëm, ishte i nevojshëm konfirmimi unanim nga të gjithë anëtarët.
Sipas të dhënave të gjykatës, juria përbëhet nga katër gra të bardha, dy burra të bardhë, katër afro-amerikanë – tre burra dhe një grua dhe dy gra me etni të përzier. Gjykata premtoi të mbajë sekret emrat e tyre derisa të jepet vendimi.
Shouin, i cili u mbrojt në liri, pas shqiptimit të aktvendimit iu pezullua garancia dhe u dërgua në burg. Ai po përballet me burg prej 12 vjet e gjysmë, sepse paraprakisht nuk është dënuar. Megjithatë, prokuroria mund të kërkojë dënim më të gjatë me burg prej 40 viteve, nëse gjykata e qarkut Piter Kejhil konfirmon se ka pasur “rrethana rënduese”.