• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home TË GJELBRIT

Ta gjejmë diellin në mendimet tona

March 21, 2021
in TË GJELBRIT
Ta gjejmë diellin në mendimet tona
Share on FacebookShare on Twitter

 

Mesazh me rastin e 21 marsit, ditës së pranverës, pyjeve dhe kujdesit për mjedisin jetësor.Çdo ditë është e mirë për t’u kujdesur për mjedisin jetësor. Ose, siç themi ne në CIVIL: Të gjitha kushtet kohore jan të mira për aktivizëm.

shkruan: XHABIR DERALLA

Sot jam në Gostivar, me ftesë nga kryetari i komunës së Gostivarit, d-r Arben Taravari dhe Këshillit komunal, ta shënojmë pranverën, ekologjinë dhe kujdesin për mjedisin jetësor, dhe paa së gjithash,pemët, mushkëritë e shtëpisë tonë të përbashkët, planetit Tokë.

Çdo ditë është e mirë për shënimin e kujdesit për mjedisin jetësor.

Njëzet e një marsi është i njohur pas asaj që në këtë ditë fillon pranvera kalendarike. Kjo datë është e njohur edhe si ditë e mbjelljes, si dhe dita e pyjeve, ndësra në disa vende shënohet edhe si ditë e ekologjisë.

Sipas vendimit të miratuar në konferencën e Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara në 1971, 21 Marsi është shpallur Ditë Ndërkombëtare e Pyjeve, por në këtë drejtim nuk janë ndërmarrë  aktivitete veçanërisht të rëndësishme  për katër dekada.

Në vitet 1990, të përballur me  shpyllëzime, ndotjen dhe ndryshimet klimatike , filloi veprimi mjedisor global. Këto veprime janë duke u bërë një trend global me fillimin e mijëvjeçarit të ri.

Asambleja e Përgjithshme e KB shpalli tërë vitin 2011 Vitin e Pyjeve, ndërsa,  më 28 Nëntor 2012, KB u kthye në këtë datë dhe miratoi  Rezolutën për  shënimin e 21 Marsit si Ditë Ndërkombëtare të Pyjeve, siç bëri Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë e KB  në vitin e largët  1971.

Me aktivitete globale, bota filloi me shënimin  21 Marsin si Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve në vitin  2013.

Në vendin tonë, si dhe në vendet e tjera të botës, 21 Marsi është  dita kur festohet fillimi i pranverës, por gjithashtu festohet si  ditë kushtuar ekologjisë.

Në vendin tonë, si dhe në vende tjera në botë, 21 Marsi është dita kur shënohet fillimi i pranverës, por shënohet edhe si ditë kushtuar ekologjisë.

Në këtë datë, është mirë të kujtohet se Dita Ndërkombëtare e Mjedisit është 5 qershori, dhe këtë vit, bota do të shënojë 5 qershorin si fillimin e Dekadës Globale të Kombeve të Bashkuara  për Rivendosjen e Ekosistemit. Rindërtimi i ekosistemit nënkupton zvogëlimin e ndotjes dhe emisioneve të karbonit, por, arsimi cilësor, lufta kundër varfërisë dhe urisë në botë, paqja, lufta kundër korrupsionit dhe dhunës, lufta për të drejtat dhe liritë e njeriut, barazia për të gjithë njerëzit janë njësoj të rëndësishme.

Kam nderin, në emër të CIVIL – Qendrës për Liri, njësisë organizuese CIVILI i Gjelbër, dhe në emrin tim, ti përshëndes dhe ta shpreh respektin tim të thellë, para së gjithash, qytetareve dhe qytetarëve të komunës së Gostivarit, aktivistëve të organizatave të shoqërisë qytetare dhe nikoqirëve të mi, d-r Taravarin dhe komunën e Gostivarit.

Kuptohet, 21 Marsi, dita e pranverës, bie në muajin që është i njohur pas paparashikueshmërisë, prandaj do ta kremtojmë ardhjen e pranverës me shi dhe dëborë, por, me rëndësi është ta gjejmë diellin në mendimet tona dhe kështu ta ndërtojmë ardhmërinë. Ndërsa ardhmëria është në kujdesin tonë për mjedisin jetësor. Me këtë, do të japim kontributin më të mirë ndaj përmirësimit të kushteve në të cilat do të jetojnë gjeneratat pas nesh.

Next Post
Orë policore në mbarë vendin nga ora 22 deri në orën 05, propozon Komisioni për sëmundje infektive

Vazhdon masa për orë policore, aktive 15.131 raste me Kovid-19, të lirë 300 shtretër

Zaev dhe Borisov do të udhëheqin Samitin për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit

Zaev-Borisov: Përgjigjet për çështjet e hapura në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe miqësi

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom