Festivali i Lirisë në organizim të CIVILit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, sot fillon me dy panel diskutime, “Reforma zgjedhore: Dëshirat përballë realitetit”, me fillim në ora 12, dhe “Pandemia dhe infodemia” me fillim në ora 15, në hotelin Park Rezidence, Shkup.
Reformat zgjedhore janë temë e cila diskutohet një kohë të gjatë dhe të cilat pavarësisht ndryshimeve nga një proces zgjedhor në tjetrin, megjithatë janë larg reformave që do të kontribuojnë për demokratizimin e plotë të vetë proceseve, ndërsa do të jenë në interesin më të mire të qytetarëve, gjegjësisht, votuesve.
Në panelin si folës do të marrin pjesë Oliver Derkoski, kryetar I KSHZ, Katica Nikollovska, anëtare e antikorrupsionit, Radmilla Llazarevska Gerovska nga Ministria për drejtësi dhe Bllagica Dimitrovska, kryetare e shoqatës Inkluziva. Përfaqësues të CIVILit do të jenë Petrit Saraçini dhe Xhabir Deralla. Panelin do ta moderojë Biljana Jordanovska.
Temë e panelit “Pandemia dhe infodemia” është COVID-19, e cilësuar si pandemi globale dhe që shkakton tensione në tërë botën. Mundësia për krijim dhe distribuim të lajmeve të rreme dhe dezinformatave në këtë periudhë është e madhe. Disa lajme në raste të caktuara janë të plasuara me qëllim të keq, që të krijojnë huti te qytetarët.
Në panelin do të marrin pjesë Jasna Baçovksa, profesoreshë universitare, Elida Zylbeari, redaktore në Portalb, Filip Stojanovski nga Metamorfosis, Flaka Pollozhani, këshilltare e veçantë për media dhe veprime radio-difuzive pranë Ministrisë për Informatikë dhe Administratë publike dhe Petrit Saraçini, ekspert i medias dhe anëtar i CIVILit.l Panelin do ta moderojë Dehran Muratov.
Panelet do të organizohen përmes platformës Zum, një pjesë do të jetë me prezence fizike, me kohëzgjatje prej 1 orë e 20 minuta. Panelet do të transmetohet drejtpërdrejt në FB faqen e CIVILit, ndërsa përmbajtje nga diskutimi do të botohen më vonë edhe përmes platformave tjera mediatike të CIVIL Media.
Gjatë diskutimeve, moderatorët do t’i ndjekin reagimet dhe pyetjet në rrjetet sociale, do ti përcjellin deri te pjesëmarrësit në debatin, dhe do t’i presë edhe mendimet dhe qëndrimet tuaja.
Ekipi i CIVILit për komunikime