Kanë përfunduar edhe bisedimet me të gjithë kandidatët e konfirmuar dhe potencialë për zëvendësministra dhe të gjithë do të fitojnë mundësi dhe do të vihen në disa fusha të caktuara shoqërore të cilat janë nën kompetencën e pushtetit ekzekutiv, theksoi kryeministri Zoran Zaev.
Ai sot informoi se propozimi me të gjitha dokumentet, autobiografitë gjegjësisht CV-të e kandidatëve sot dorëzohen në arkivin e Kuvendit, ka përfunduar e gjithë procedura, janë nënshkruar nga ana e tij dhe i gjithë propozimi kur të mbërrijë do të mund të publikohet.
Paralajmëroi se sot nga pres shërbimi qeveritar do të publikohen emrat e të gjithë zëvendësministrave të propozuar në Qeveri.