Braktisja e pozicionit ministror të Samka Ibraimovski paralajmëron ndryshime të mëdha në përbërjen qeveritare. Deri më tani dihet se duhet të zgjidhen ministri i Shëndetësisë dhe një ministër pa portofol, si dhe zëvendësministri i Arsimit.
Sipas informacioneve të MIA-s, do të bëhen edhe ndryshime të tjera në përbërjen qeveritare përveç plotësimit të vendeve vakante. Në Qeveri me siguri më nuk do të marrë pjesë Aleanca për Shqiptarët, ndërsa vendin ministror të Shëndetësisë do ta marrë LSDM-ja.
Përzgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë do të duhet të ndodhë javën e ardhshme.
Ibraimovski në parlament vjen në vendin e Vasko Kovaçevskit, i cili sot dha dorëheqje dhe që të dy janë nga njësia e pestë zgjedhore.
“Nuk mundem konkretisht të them gjithçka, por do të ketë konkretisht në vendin tim, nuk është i plotësuar vendi ministër pa portofol, ministër i Shëndetësi… Do të ketë mjaft risi dhe turbulenca në këto vende. Presim që të kemi qeveri më stabile, se do të vazhdojnë reformat, siç kemi filluar, këtu nuk ndalojmë dhe konsideroj se do të ketë ministra cilësorë edhe nga njëra edhe nga pala tjetër. Koha do të tregoj se si do të lëvizin gjërat. Por besoj tek kryeministri dhe Qeveria se do të ketë prosperitet dhe të ardhme në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Ibraimovski për MIA.
Lidhur me atë se pse ka vendosur që vendin ministror ta zëvendësojë me vend deputetësh, thotë se kjo është për shkak se romët nuk kanë përfaqësues në Parlament.
“Në vendin tim ministror gjithashtu do të jetë një rom intelektual, avokat me përvojë të madhe dhe konsideroj se do ta vazhdojë programin tim edhe në kabinetin tim”, deklaroi Ibraimovski.
Burimi: MIA
Përmbajtjet të cilat Civili i merr nga burime të tjera nuk nënshtrohen në licencën Creative Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.