Në Ministrinë e Drejtësisë, sot do të prezantohen gjetjet, respektivisht mospërputhjet e konstatuara nga verifikimi në funksionalitetin e sistemit informatik dhe mbikëqyrjen mbi zbatimin e dispozitave nga Rregullorja gjyqësore në gjykata.
Në prezantim do të mbajë fjalim ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji.
Grupi punues nga Ministria e Drejtësisë, deri më tani ka kryer verifikime të sistemeve AKMIS në Gjykatën Supreme, Gjykatën e Apelit Shkup dhe në Gjykatën Penale.
Në raportin e grupit ekspert të Rajnhard Pribe është konstatuar se ekzistojnë indikacione për keqpërdorim të sistemit AKMIS, i cili si sistem i automatizon dhe përcjell lëndët nga hapja iniciale e lëndës përmes ndarjes së tij, qoftë penal, kundërvajtës, civil etj.
Burimi: MIA
Përmbajtjet të cilat Civili i merr nga burime të tjera nuk nënshtrohen në licencën Creative Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.