Gjykata Penale u caktoi paraburgim 30-ditor deputetëve Kërsto Mukoski, Luben Arnaudov dhe Sasho Vasilevskit, ndërsa arrest shtëpie Johan Tarçullovskit, Zhaklina Peshevskas dhe Lupço Dimovskit, kumtoi Gjykata Themelore Shkup 1.
“Duke vepruar sipas propozimit të PPTH për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, para gjykatësit me procedurë paraprake në kuadër të Gjykatës Themelore Shkup 1 sot u thirrën gjashtë persona të përfshirë me propozimin e prokurorisë, ndërsa pas prononcimit të tyre lidhur me propozimin gjykatësi i procedurës paraprake solli vendime me të cilat për K.M., L.A. dhe S.V. e pranoi propozimin e prokurorisë dhe u përcaktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve, ndërsa për shkak të ekzistimit të shkaqeve të parapara në nenin 165 paragrafi 1 pika 1,2 dhe 3 të Ligjit për Procedurë Penale. për J.T. dhe Zh.P. gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi propozimin e prokurorisë dhe u caktoi masën arrest shtëpie. Për L.D. gjykatësi i procedurës paraprake nuk e pranoi propozimin e prokurorisë për përcaktimin e masës paraburgim dhe i përcaktoi masën arrest shtëpie”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Penale.
Kundër këtyre vendimeve jofuqiplota, siç thonë nga Gjykata, palët kanë të drejtë për ankesë në Këshillin penal të kësaj gjykate në afat prej 24 orësh pas pranimit të vendimit.
Gjashtë deputetë sot u morën në pyetje para gjykatësit të procedurës paraprake për dhunën në Kuvend më 27 prill të këtij viti.
Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Kërsto Mukovski, Ljupço Dimovski, Ljupço Arnaudov dhe Sasho Vasilevski janë pjesë e 36 personave të cilët Prokuroria Publike Themelore i ndjek për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Të premten, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ua hoqi imunitetin, ndërkaq njoftimi në Gjykatën Penale nga Parlamenti arriti dje dhe iu parashtrua gjykatësve kompetentë të procedurës paraprake, duke krijuar kështu kushte që të veprohet sipas propozimit të prokurorisë.
Burimi: MIA
Përmbajtjet të cilat Civili i merr nga burime të tjera nuk nënshtrohen në licencën Creative Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.