Organizata Shëndetësore Botërore kumtoi se rreth 11% nga ilaçet në vendet në zhvillim janë të falsifikuara, që me siguri është shkaku për vdekjen e dhjetëra mija fëmijëve siç është malaria dhe ndezja e mushkërive të bardha.
Ky është tentimi i parë i OSHB për vlerësimin e problemit me medikamentet e falsifikuara. Ekspertët kanë realizuar 100 studime për më tepër se 48.000 ilaçe. Pothuajse 65% nga medikamentet e falsifikuara janë tabletat për shërimin e malaries dhe për infeksionet bakteriale.
Shkencëtarët nga Universiteti në Edinburg, të angazhuar nga OSHB, vlerësojnë se nga 72.000 deri 169.000 fëmijë kanë vdekur nga ndezja e mushkërive të bardha pasi që kanë pranuar ilaçe të rrejshme.