Kryeministri Zoran Zaev, sot u paraqit në Gjykatën Themelore Shkupi 1, ku duheshe të mbahet seanca për rastin “Ryshfeti”, por siç njoftoi Zaev, si i akuzuar, seanca është anuluar pasi që Gjykata e Apelit ende nuk ka vendosur mbi ankesën e palës mbrojtëse për shfrytëzimin e incizimeve nga masa të veçanta hulumtuese si dëshmi në gjykim, njofton META
Zaev në deklaratë për media tregon se bëhet fjalë për video incizimet të bëra nga masa të veçanta hulumtuese të publikuara në YouTube. Sipas mbrojtësve të kryeministrit, për shkak të publikimit të incizimeve në publik, kemi parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të Gjykatës Penale, e cila më parë kishte vendosur që këto incizime të shfrytëzohen si dëshmi në procedurën gjyqësore.
“Gjykata nuk mund të punoj përderisa nuk e merr vendimin e Gjykatës të Apelit në Shkup, lidhur me ankesën tonë” tha Zaev, duke shtuar se seanca e ardhshme është caktuar më 25 dhjetor.
Zaev në rastin “Ryshfeti” është i dyshuar për kërkim dhe pranim të ryshfetit në vlerë prej rreth 200.000 euro prej biznesmenit nga Strumica, Ivan Nikollov – Saçevaliev, lidhur me legalizimin e një prone.
[divide]
Burim: META
Përmbajtjet të cilat CIVIL i merr nga burime të tjera nuk nënshtrohen në licencën Creative Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.