Edhe pse për sot ishte e lajmëruar seanca e parë për rastin “Trista”, gjykimi është anuluar për ditën e martë, për shkak të mungesës të akuzuarit Gjoko Popovski. I akuzuari Gjoko Popovski nuk është shfaqur në seancën e parë për arsye shëndetësore. Me dokumentacion mjekësor, pala mbrojtëse e arsyetoj mungesën e tij. Gjoko Popovski, ish ndihmës ministër në Ministrinë për Punë të Brendshme është i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ka shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit afro gjysmë milion euro për blerje të 300 veturave për Ministrinë e Punëve të Brendshme.
B.J.