Ish kryetari i komunës së Gjorçe Petrov, Sokol Mitrovski, së bashku edhe me disa persona tjerë, gjatë mëngjesit është arrestuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, kupton MIA nga burime të policisë.
Sipas njoftimeve të para, të cilat u shpërndanë në disa mediume, Mitrovski është arrestuar për rindarjen e paligjshme të tokës në territorin e komunës dhe për dhënien e paligjshme të tokës nën koncesion.
Mitrovski ishte kryetar i Komunës Gjorçe Petrov nga viti 2005 deri në vitin 2017. Lajmi për arrestimin ende nuk është vërtetuar nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup.
Burim: META
Përmbajtjet të cilat CIVIL i merr nga burime të tjera nuk nënshtrohen në licencën Creative Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.