Konferencë për shtyp e Civilit në orën 09:30, me të dhëna nga terreni që janë regjistruar deri në orën 9. Vëzhguesit e Civilit pohojnë në fillim të qetë dhe në kohë të ditës zgjedhore në 35 komuna ku po zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale. Përjashtuar vendvotimin 2433, në Sh.F. “Dituria”, në Komunën e Sarajit, e cila ishte e mbyllur deri në orën 8:30. Kohëzgjatja e votimit në këtë vendvotim sipas ligjit, duhet që të vazhdohet për aq kohë sa ka zgjatur vonesa.
Në fillim të ditës zgjedhore nuk vërehen shumë parregullsi. Përkundrazi, vërehet se edhe Këshillat Zgjedhore janë në kondicion më të mirë se sa gjatë ditës zgjedhore të rrethit të parë.
Deri tani nuk është vërejtur problem me shfrytëzimin e spërkatëses mbi votuesit ose UV llambës. Krahasuar me rrethin e parë zgjedhor të 15 tetorit ku kishim 85 raporteve ku raportohet për kualitetin e ulët të materialit zgjedhor dhe UV llambe jo funksionale, ku një e treta ishte regjistruar në orët e hershme të mëngjesit. Sot, nuk kemi raportim të tillë deri në orën 9.
Megjithatë, krahas fillimit të qetë dhe të rregullt të ditës zgjedhore, vëzhguesit e Civilit kanë parashtruar pesë raporte për parregullsi.
Në f. Trubarevë, Komuna Gazi Babë, është regjistruar shkelje e heshtjes zgjedhore dhe agjitim nga shtab zgjedhor të një partie politike në afërsi prej 50 metra nga vendvotimi që gjendet në Sh.F. “Krum Toshev”. Para shtabit zgjedhor kryhet evidentimi i votuesve. Ekziston edhe video incizim të kësaj situate, e cila do të publikohet pas mbarimit të heshtjes zgjedhore.
Nga vëzhguesit në Komunën Shuto Orizarë kemi pranuar tre raporte. I pari ka të bëj me transportin e organizuar të cilin e bën ish zëvendës ministri i pushetit të kaluar. Transporti kryhet me automobil dhe një furgon, regjistrat e së cilëve janë regjistruar.
Gjithashtu në Shuto Orizarë, në shkollën “26 Korriku”, janë regjistruar dy raste të votimit familjar.
Vëzhguesit e Civilit informojnë edhe për një rast të fotografimit të fletëvotimit. Personi është kapur në veprim dhe është marr nga policia.
Në Shtip, një polic ka kërkuar nga vëzhgues i akredituar i Civilit që të largohet nga vendi që gjendet jashtë vendvotimit. Edhe pse në formë të rregullt është prezantuar dhe i ka treguar gjitha dokumentet e nevojshme, i është thënë që të largohet nga ai lokacion. Kjo paraqet kufizim të lirisë për lëvizje në përgjithësi, e mos të flasim për vëzhgues të akredituar i cili ka të drejtë të qëndroj aty ku konsideron se ka ndonjë parregullsi zgjedhore.