Në komunën e Shuto Orizarës pothuajse në çdo rrugë ka stenda partiake. Vëzhguesit e CIVIL-it kanë arritur që t’i regjistrojnë dhe fotografojnë disa stenda ku aktivistë partiak kanë listën e votuesve. Në rrjetet sociale gjithashtu mund të vërehet se si votuesit e Shuto Orizarës në profilet e tyre publikojnë fotografi nga stendat e kandidatëve për kryetar komune.