Në vendvotimin 013, në Sh.F. “Cvetan Dimov”, në fshatin Ratevë të Komunës së Berovës, ku votimi ishte ndaluar për gjysmë ore, prej orës 09:30 deri më 10, pasi që fletëvotimet nuk kanë pasur numër serik, njofton vëzhgues i CIVIL-it.
Në vendvotim erdhën përfaqësues të Komisionit Komunal Zgjedhor dhe lejuan që votimi të vazhdojë, pasi që kryetari i K.Z. në bllokun e fletëvotimeve vendosi fletë në faqen ku tashmë ka numra, dhe prej te cila fletë do të vazhdohet votimi pa numrin serik në fletëvotim. Blloku nuk është ndërruar.