• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Tarçullovski manifeston qëllim të qartë për diskriminim dhe keqërdorim të resurseve publike

October 12, 2017
in POLITIKË
Tarçullovski manifeston qëllim të qartë për diskriminim dhe keqërdorim të resurseve publike
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL-Qendra për Liri reagon ashpër dhe e dënon qëndrimin e Johan Tarçullovskit, të publikuar në video incizimin më 11 tetor, në të cilin si kandidat për kryetar i komunës së Shkupit Kisella Vodë, nga radhët e VMRO -DPMNE, kërcënohet se nuk do të ndërtojë kanalizim dhe ujësjellës për ato lagje në komunë të cilat nuk do të votojnë për atë.

Sikur komuna dhe resurset publike janë pronë e tij private! Ky qëndrim paraqet presion të drejtpërdrejtë publik mbi trupin votues dhe nuk guxon të tolerohet.

Tarçullovski tregon qëndrim të qartë diskriminues dhe flet për përcaktim dhe qëllim të qartë për keqpërdorim të resurseve komunale për zbatimin e hakmarrjes politike kundër qytetareve dhe qytetarëve që nuk e ndajnë mendimin e njëjtë me atë.

Edhe më keq është se VMRO-DPMNE, në vend se të distancohet nga kjo paraqitje e kandidatit të tyre për kryetar komune, madje edhe ta tërheq, që do të ishte shenjë e virtytit të lartë politik, del në mbrojtje të tij dhe plotësisht i sulmon kundërshtarët e vet politik. Me këtë, partia e cila e kandidoi këtë ish të dënuar politik për krime lufte, qartë deklarohet se i përfaqëson politikat dhe praktikat e diskriminimit, hakmarrjes politike dhe keqpërdorimit të resurseve publike.

Tags: Civil - Qendra për LiriJohan Tarçullovskivmro dpmne
Next Post
Distribuimi i materialit të besueshëm zgjedhor

Distribuimi i materialit të besueshëm zgjedhor

“Ohrid SOS” me mesazh deri te kryetari i ardhshëm

“Ohrid SOS” me mesazh deri te kryetari i ardhshëm

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom