• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Ju gënjeni, zotërinj! – dita e dhjetë

October 5, 2017
in POLITIKË
Ju gënjeni, zotërinj! – dita e dhjetë
Share on FacebookShare on Twitter

Me gjithë respektin ndaj Ju, liderët e mëdhenj të kësaj tragjikomedie prej fushatës zgjedhore, por dita e djeshme, dita e dhjetë, është lëshim total i Juaji.

As 150.000 punësime të reja të cilat i paralajmëroi Gruevski nga Manastiri, në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet vendore ( po, e di, ka ardhur koha që dikush t’i pëshpërit se bëhet fjalë për fushatë për zgjedhje vendore, dhe jo për promovimin e tij personal, dhe për zotin, ka ardhur koha t’i tregohet   se ka kohë që ai më nuk është kryeministër, por lider partie e cila është në gjendje të reformimit të plotë, dhe se i ka ditët e numëruara, si në parti, dhe shpresoj, edhe në liri…), as paralajmërimet e Zaevit nga Buteli për mënyrën e re të drejtimit me Shkupin, nuk arritën të depërtojnë deri te qytetarët ashtu si ia arriti një fëmijë.

Fëmijë? Po. Fëmijë! Ju kujtohet? Një krijesë e vogël, e gjallë, e sinqertë, aq shumë e keqpërdorur nga Ju, Zotërinj!

Video incizimi është më i vjetër, i publikuar në vitin 2014, ndërsa dje përsëri u aktualizua në rrjetet sociale, por shkëlqyeshëm e përshkruan atë që ua bëtë fëmijëve tonë.

Një fëmijë i vogël, Ua rrënoi të gjitha premtimet parazgjedhore, të gjitha projektet, të gjitha pretendimet për jetë në epokën e re! Një fëmijë i vogël, në disa minuta, Ju porosit: Ju gënjeni, Zotërinj!

Ky fëmijë i vogël Ju përshkruan me përsosmëri, Ju, të mëdhenjtë që do të sjellni qumësht dhe mjaltë në këtë vend. Shikojeni. Kështu jeni Ju!

Ju që i largoni fëmijët nga bankat shkollore që të shpërndajnë materiale promovuese për partinë Tuaj.

Jeni Ju, Zotërinj, në fytyrën e një fëmije të vogël, Ju, që i lini fëmijët pa mësimdhënës gjatë mësimit, sepse për Ju është më i rëndësishëm angazhimi politik sesa ardhmëria e vendit tonë.

Jeni Ju ata, Zotërinj, që i lini fëmijët pa fëmijëri! I keni kontaminuar deri në atë masë sa as ata më nuk mund t’i gënjeni!

Jeni Ju ata, Zotërinj, që i latë fëmijët pa ëndrra! Pa shpresa! Pa besim në të nesërmen më të mirë.

Jeni Ju ata, Zotërinj, që ua shkurtuat krahët dhe i zhytët në luftën tuaj pa kompromise për pushtet dhe fuqi. Të mos gënjehemi, për asgjë tjetër nuk luftoni!

Jeni Ju ata, Zotërinj, që premtoni çerdhe, shkolla, fusha sporti dhe spitale, premtoni çdo gjë, vetëm jo ardhmëri për këta fëmijë! Ndoshta edhe më mirë. Premtimet me siguri se do të mbeten të paplotësuara, e fëmijët do të luftojnë vetë për ardhmërinë e tyre, sa më larg nga shtëpia…

Maja Ivanovska

Tags: fëmijëfushatëgënjeshtrakeqpërdorimparodiPolitiketragjikomedi
Next Post
Hollësira të reja jozyrtare për incidentin e armatosur në Kërçovë

Ndërroi jetë Alit Abazi, bartësi i listës së pavarur në Kërçovë

Shtabet shënjestër e përleshjeve mes partive

Shtabet shënjestër e përleshjeve mes partive

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom