Këtë vit dominojnë ( si çdo herë) burrat si kandidatë për kryetarë komune. Për disa gra, të cilat vendosën ta luftojnë betejën me meshkujt, qytetar(e)t në vend se të tregojnë interes për idetë dhe projektet e tyre, ata merren me të kaluarën e tyre, sa është “ e ndershme” një kandidate, tjetra si i paska flokët, tjetra nëse i lyen thonjtë, nëse ka burrë ose është “single”…
Nga ana tjetër, kandidatët për kryetar komune nuk e lëshojnë mundësinë ti lëvdojnë bashkëshortet. Pra, qytetar(e)t duhet tu besojnë se nuk do ti mashtrojnë në premtimet, njësoj siç janë besnikë ndaj bashkëshorteve të tyre.
Pas fillimit të fushatës, kandidati për kryetar i Komunës Kisella Vodë nga radhët e VMRO -DPMNE, Johan Tarçullovski, pas abstenimit disa ditor, vendosi të flet. Në takimin me përfaqësuesit e OSBE/ODIHR, ai tha se nuk do tua plotësojë dëshirën që kafen e parë si kryetar komune ta pijë me ata, por se do ta pijë me bashkëshorten e tij, Sonja.
Me mend nga ana e tij, burri i vërtetë kështu do të vepronte! Megjithatë, duke e njohur Sonjën, sa është e pakujdesshme në lëvizje, që të mos bie përsëri nga ballkoni, do të ishte mirë që kafen e parë ta pinë në ndonjë ambient të mbyllur.
Lideri i LSDM, Zoran Zaev, në tubimin në Kumanovë prognozoi se Maksim Dimitrievski do të fitojë që në rrethin e parë të votimeve.
“Besoni, pasi edhe bashkëshortja ime është këtu, Zorica Zaeva, edhe aj dëshiron të jetë pjesë e kësaj atmosfere fitimtare. Ka një lajm i keq, por jo për ju, për “Gruevistët”. VMRO -DPMNE është e ndarë, i përgatisin valixhet, e në valixhe është edhe epoka e re edhe dallaverja e re”, tha Zaevi.
Ai para disa ditësh në Dojran u lëvdua se me dashnoren e tij të parë i ka kaluar ditët më të bukura pikërisht atje. Normale është që tani edhe bashkëshortja e tij të shkon me atë nëpër qytete, që mos të lëvdohet përsëri se edhe në Kumanovë ka pasur dashnore…Ç’të bësh, gra xheloze, kush t’i kuptojë. #MbajuZaev!
Kandidati për kryetar i Qytetit të Shkupit nga radhët e LSDM, Petre Shilegov, në tregun e Butelit rastësisht u takua me kandidatin e kësaj komune nga VMRO-DPMNE, Darko Kostovski. Shilegovi, në stilin e tij, e këshilloi kundërshtarin se do të jetë më mirë nëse ai i fiton zgjedhjet.
“Respekte, VMRO, shtrije dorën, përshëndetu n…ën…Populli është i bindur se unë do të fitoj dhe ju e dini mirë, sytë ju tregojnë”, i tha Shilegov Kostovskit.
Në rrjetet sociale u paraqit fotomontazhi me posterin e këngëtarit serb, Aca Lukas, si pjesë e listave të kandidatëve të VMRO-DPMNE, me parullën –“Çdo herë punë, çdo herë Maqedoni”. Në kontekstin e bisedës mes Shlilegovit dhe Kostovskit, se cili do të fitojë dhe sytë e cilit “flasin”, ja një refren nga Lukasi: “Hape dritën të shihemi në sy, si në lojën e moçme të fëmijëve, kush më gjatë duron, i thotë fatit po, askush nuk mund ta ndalojë, atë që duhet, sytë do të na e thonë…”
Edhe këtë vit sipas traditës u mbajt manifestimi “Hashure” në vendbanimin Kanatlarcë te Prilepi. Në ngjarjen tradicionale ishte i pranishëm edhe kryetari aktual i komunës dhe kandidati për mandat të ri nga VMRO-DPMNE, në zgjedhjet e ardhshme lokale, Marjan Risteski.
Knadidatët e VMRO-DPMNE, së pari filluan me reklama dhe billborde në gjuhën shqipe, e tani shkojnë edhe nëpër festa myslimane siç është “Hashurja”, dhe nuk është për tu habitur se mund të shkojnë edhe në ndonjë syneti gjatë fushatës. Për ato vota të shkreta, e bënë përshesh partinë e tyre demo-kristiane.
Kryetari i mëparshëm i Shtipit dhe kandidati aktual i VMRO -DPMNE, Illço Zahariev, tha se gjatë sundimit të Gruevskit janë ndërtuar disa projekte të mëdha, të cilat janë të paraqitura në “llogarinë” prej 500 faqeve. Theksoi edhe për disa rrugë dhe autostrada të ndërtuara. Pasi që VMRO -DPMNE i rrafshuan autostradat dhe i bënë si pista, Zaharievi premtoi se në Shtip do të ndërtojë edhe aeroport, vetëm se i duhet besimi i qytetarëve. Vallë për çfarë do të jetë aeroporti, për import-eksport të emigrantëve, ose…!?
Dehran Muratov