KUMTESA / 28/09/2017
Afati i fundit për paraqitjen e vëzhguesve zgjedhorë është sot në ora 16.
Aplikacioni për paraqitje të vëzhguesve zgjedhorë është onlajn dhe mund ta gjeni në civilmedia.mk dhe civil.org.mk dhe ju dërgon deri te ueb faqja #ZgjedhjetëLira.
Shfrytëzoni mundësinë të bëheni pjesë e ekipit vëzhgues të Civilit dhe bashkë të japim kontributin tonë për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Falënderojmë të gjithë qytetaret dhe qytetarët që aplikuan deri tani. Edhe pse numri i vëzhguesve të nevojshëm është i tejkaluar, Civili do të bëjë çmos që të gjithë të jenë të kyçur.
Përveç në aplikacionin onlajn, është e hapur mundësia që kandidatët të paraqiten edhe përmes postës elektronike në [email protected] ose në Fejsbuk faqen për #ZgjedhjetëLira, por mund të vijnë edhe personalisht në selinë e Civilit. Për më tepër informata, qytetaret dhe qytetarët mund të paraqiten në telefonin 02/520 91 76.