Këshilli i Ekspertëve për reforma e përgatiti Projekt-strategjinë për reforma në gjyqësor, me Planin e Veprimit, i cili nga dita e sotme do të jetë në dispozicion për opinionin e përgjithshëm, për kritika dhe sugjerime, por fjalën e fundit do ta japin politikanët, më saktë, deputetët në parlament. Sipas profesoreshës d-r Mirjana Najçevska, eksperte juridike dhe anëtare e Këshillit, mënyrat me të cilat duhet të realizohet Projekt – strategjia, varen nga plani i veprimit.
CIVIL Media: A do të mund të implementohet Projekt-strategjia për reforma në gjyqësor?
Najçevska: Strategjia është e vendosur në mënyrë të përgjithshme, dhe ky në fakt ishte edhe qëllimi, që të mund të përfshihen sa më tepër fusha, për shkak të situatës së përgjithshme me sistemin gjyqësor. Duhej patjetër të veprohet në vetë shtyllat e sistemit gjyqësor, e kjo është pavarësia, korrupsioni, profesionalizmi, marrëdhëniet e ndërsjella mes pjesëve të ndryshme…Ideja ishte që mbi shtyllat e Strategjisë, të vendosura në këtë mënyrë, më tej të zhvillohet një plan sa më i mundshëm i detajuar për veprim, i cili në një masë veç më është i vendosur. Mirëpo, mendoj se vërejtjet kryesore, sugjerimet, të cilat do të duhet më tej ti japin profesionistët dhe qytetarët, do të ishte më mirë të janë për Planin e Veprimit, dhe jo për Strategjinë. Sepse nuk dyshohet që ajo që qëndron në Strategjinë, janë fushat themelore mbi të cilat duhet të veprohet, nëse ka lëshime, kuptohet, se duhet të shënohet. Megjithatë, mënyrat kryesore me të cilat kjo duhet të realizohet, varen nga plani i veprimit.
CIVIL Media: Ky është dokument i përgatitur nga ekspertë, të cilin në vazhdim duhet ta pranojnë politikanët…
Najçevska: Me siguri se po! Kjo është diçka që ofrohet, madje jo edhe si ndonjë optimum. Madje edhe ekspertët, ndoshta kanë menduar për disa momente të caktuara, nëpër prizmën politike të këndvështrimit, me qëllim të mos ofrohen zgjidhje maksimale, të cilat në rrethanat e dhëna, janë rëndë të realizueshme. Do të thotë, atë që e bënin ekspertët nuk është vetë-censurim, por drejtimi i qëllimeve strategjike në kornizat reale të situatës aktuale. Pikërisht për këtë arsye, kjo strategji nuk është afatgjate, por me afat të mesëm, ndërsa në disa segmente edhe me afat të shkurtë, me qëllim të lirimit të hapësirës për ndërmarrje të vërteta dhe të thella në të ardhmen.
CIVIL Media: Sa korrespondon Projekt strategjia me Rekomandimet e Pribes?
Najçevska: Mendoj se Projekt -strategjia definitivisht mbahej deri te ato rekomandime, madje në fusha të caktuara, ekspertët tentuan të shohin disa hapa më tej, të hapin udhë për zhvillim të mëtejshëm, dhe jo vetëm t’i adresojnë problemet, të cilat janë treguar nga Pribe.
Në masë të madhe strategjia bazohej edhe në “Bluprintin” që e dhanë organizatat qytetare që me siguri është shenjë jashtëzakonisht e mirë, gjegjësisht, të cilin ekspertët tentojnë t’i shfrytëzojnë të gjitha vërejtjet e grumbulluara, dijeninë e grumbulluar, atë që quhet mendje kolektive, që ka ardhur deri në dijeni të caktuara për gjendjen dhe për drejtimet në të cilat më pastaj duhet të shkohet. Kështu që, mendoj se në masë të madhe është përgjigjur edhe më tepër nga ato që ishin vërejtjet e Pribes.
Megjithatë, nëse disa pjesë nuk duken edhe aq reformatore, kjo gjë është vetëm nga dëshira të jepet notë sa më reale, çfarë mund të bëhet, e çfarë jo, për momentin.
CIVIL Media: Mirëpo, si duket, është vendosur baza për gjyqësor cilësor?
Najçevska: Po! Nevojiten edhe ndryshime normative, mirëpo ajo që më së tepërmi nevojitet, dhe kjo shihet edhe nga qëllimet strategjike, është ndryshimi i praktikës. Dhe për këtë arsye u kushtohet vëmendje e madhe gjykatësve, trajnimit të tyre, hulumtimeve të cilat duhet tu ndihmojnë dhe, në veçanti, Akademisë për gjykatës. Sepse, ajo me të vërtetë duhet të ndryshojë, është shfrytëzimi i ligjeve, veprimi ligjor, dhe kjo varet nga faktori njerëzor. Faktori njerëzor nuk ndryshon as aq shpejtë, as aq lehtë. Unë, dhe mendoj se edhe një numër i madh i ekspertëve, ishim kundër ndryshimeve të mëdha, sepse, këta janë njerëzit që i kemi. Nuk mund të ikim nga materiale njerëzor me të cilin disponojmë.
Monika Taleska