Pas rrëfimit të gazetarit qytetar nga Velesi, për partinë Opsioni i Bashkuar Reformist Maqedonas – Partia Punëtore, e cila qytetareve dhe qytetarëve të Velesit u paguan nga 150 denarë për nënshkrim për mbështetje të partisë, CIVIL Media e kontaktoi presidentin e partisë, Goran Zafirovski.
Zafirovski, në bisedën telefonike na deklaroi se nënshkrimet veç më janë mbledhur, ndërsa janë nevojitur për riregjistrimin e partisë.
Në pyetjen e CIVIL Media për ndarjen e parave qareve dhe qytetarëve, Zafirovski së pari tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, por më vonë, kur i treguam se ekziston video regjistrim, e ndryshoi deklaratën dhe tha se “ ky është rast i izoluar, nëse dikush ka kërkuar para për taksi”.
Në video regjistrimin të cilin na e dërgoi gazetari qytetar që deshi të mbetet anonim, dëgjohet se si një nga organizatorët e mbledhjeve të nënshkrimeve, i jep para gazetarit qytetar, duke i thënë se kjo është vetëm një shumë simbolike dhe duke e motivuar të sjell edhe më tepër njerëz: “ Vëlla, motër, nënë, baba, farefis dhe miq, sejll cilin të kesh, për secilin nga 150 denarë”.
CIVIL Media nga regjistrimet kupton se pikërisht presidenti i partisë Goran Zafirovski është njeriu që i jep paratë.
Në bisedën me Zafirovskin, kuptuam se përveç Velesit, me siguri e njëjta ka ndodhur edhe në Kumanovë.
Në pyetjen se nga financohet partia dhe nga janë mjetet që ua japin “mbështetësve”, Zafirovski thotë se – janë donacione nga anëtarësia e partisë.
Parashtrohet pyetja se sa është e madhe anëtarësia e cila jep donacione që të fitojë mbështetje plotësuese nga qytetaret dhe qytetarët, që partia të mund të riregjistrohet?!
Maja Ivanovska