Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në seancën e 25 ka sjellë vendimin për procedurë për deklasifikimin e informatave të klasifikuara dhe marrëveshjeve për ndarjen e ndihmës shtetërore, të lidhura mes Qeverisë dhe kompanive/investitore të huaja në Republikën e Maqedonisë/
Si pjesë e planit 3-6-9, Iniciativa për deklasifikimin e informatave dhe marrëveshjeve për ndihmë shtetërore për kompanitë e huaja, është masë, me të cilën në pajtim me Ligjin për informata të klasifikuara dhe në pajitim me rekomandimet e Drejtorisë për Siguri të Informatave të Klasifikuara, Qeveria do ti bëjë publike të gjitha informatat dhe marrëveshjet për ndarje të ndihmës shtetërore me investitorë të huaj.
Qeveria i detyroi Agjencinë për investime të huaja dhe zonat Teknike –zhvillimore, ministritë dhe organet shtetërore që posedojnë informata dhe marrëveshje të klasifikuara për ndarje të ndihmës shtetërore, të lidhura mes Qeverisë dhe kompanive/investitore të huaja në Maqedoni.
Për realizimin e iniciativës, Qeveria ka caktuar afata prej shtatë ditë dhe e ka obliguar Sekretariatin e Përgjithshëm ta dorëzojë listën e informatave dhe marrëveshjeve të klasifikuara pëpr subvencione shtetërore të kompanive të huaja në vend.