Nga 1302 institucione në Maqedoni, 197 institucione nuk kanë kërkuar pëlqim nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, dhe nuk kanë sistematizim aktiv, ndërsa 150, pavarësisht nga sistematizimi i lejuar, nuk kanë vendosur të dhëna në regjistrin – lajmëroi sot Ministri Damjan Mançevski. Regjistri i të punësuarve në sektorin publik nuk e reflekton gjendjen reale me numrin e të punësuarve. Për momentin, operohet me numër prej 115, 729 të punësuar në sektorin publik, por kjo nuk e reflekton gjendjen reale.
Për një numër të madh të institucioneve ekzistojnë indikacione serioze se një numër i madh i të dhënave nuk janë plotësuar me rregull. MSHIA për momentin bën kontrollimin e të gjitha institucioneve. Ajo që mund të përfundohet nga kontrollimi i deritenishëm është se bëhet fjalë për një problem më të madh me të punëuarit në sektorin publik nga ajo që pritej.
MSHIA e informon opinionin se kjo ministri dje ka dorëzuar të dhëna deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor, për të punësuarit në sektorin publik të cilët nuk janë të regjistruar në Regjistrin, në mënyrë të parashikuar me ligj. Të dhënat janë marrë si rezultat i kryqëzimit në bazë të të dhënave nga më tepër institucione. Të dhënat e dorëzuara në KSHZ kanë të bëjnë me 115.729 të punësuar në sektorin publik. Ky numër nuk është zyrtar dhe nuk e paraqet pasqyrën reale.
Problemi në Regjistrin reflektohet edhe në “Raportin vjetor të të punësuarve në sektorin publik. Si rezultat i Regjistrit të paplotësuar, Raporti vjetor për vitin 2016 është përgatitur mbi bazë të të dhënave nga më tepër institucione siç janë Regjistri qendror, Fondi për sigurim shëndetësor, Agjencia për punësim, Fondi për sigurim pensional dhe invalidor, dhe Ministria e financave.