Sot në ora 8 filloi kremtimi i Ilindenit, 114 vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit dhe 73 vjetori i KAÇKM. KRYEMINISTRI I Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev dhe kryeministri i Republikës së Bullgarisë Bojko Borisov vendosën lule dhe u përkulën para varrit të Goce Dellçevit në kishën “Sveti Spas” në Shkup.
Në solemnitetin, para delegacionit të lartë bullgar, korit diplomatik në vend dhe mysafirëve të pranishëm, u drejtua kryeministri Zaev, i cili ua uroi dy Ilidnenët qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
“Çfarë Maqedonie do të ndërtojmë, ashtu edhe do ta kemi!”, porositi kryeministri Zoran Zaev dhe bëri thirrje për pajtim me të kaluarën dhe të sotmen, për hir të së ardhmes”.
Burimi: Qeveria e Republikës së Maqedonisë
“Historinë dhe të kaluarën i vendosëm të bëhen themele të forta mbi të cilat filluam ta ndërtojmë ardhmërinë evropiane dhe atlantike të Republikës së Maqedonisë, e cila çon drejt jetës cilësore. E dëgjuam Dellçevin. Ai tha: “Të mos humbasim kohë!”. Dhe u bashkuam, i dhamë duart njëri tjetrit dhe krijuam rrugën drejt zhvillimit. Për zhvillim nevojiten duar të shtrira me vullnetin e qytetarëve dhe popujve që mbështeten dhe përkrahin dhe në këtë mënyrë hapërojnë në mënyrë stabile drejtë”, porositi mes tjerash, kryeministri Zaev.
Me këtë hap të përbashkët të dy kryeministrave, mbaroi vizita dyditëshe e Borisovit dhe delegacionit bullgar në Maqedoni, e cila te një pjesë e opinionit maqedonas dhe bullgar u vlerësua si moment historik në marrëdhëniet e ndërsjella.
Dje, Zaev dhe Borisov e nënshkruajtën Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, e cila sipas Zaevit, është hap historik për Maqedoninë. Ai dje i ftoi liderin opozitar Nikolla Gruevskin dhe VMRO-DPMNE të japin mbëlshtetje për marrëveshjen.
Lajtmotivi i të gjitha kremtimeve me rastin e Ilindenit është “Maqedonia ynë – pa dallime fetare, etnike, gjinie dhe të bindjeve. Sepse nga gjyshërit- stërgjyshërit jetojmë si vëllezër dhe motra në këtë vend! Për drejtësi, për liri dhe për jetënjerëzore”, i inspiruar nga Manifesti i Krushevës.