A e dini se sa ëShtë rëndë që partia VMRO –DPMNE të varet nga vullneti i një njeriu?”, theksoi Petar Bogojeski, një nga përfaqësuesit e Reformatorëve në VMRO –DPMNE, në debatin e sotëm “Pa tema tabu!”, që u mbajt në Klubin e Gazetarëve në Shkup, në organizim të CIVIL –Qendrës për Liri.
Në periudhën e kaluar, Civili ka organizuar disa debate publike me përfaqësues nga pothuajse të gjitha partitë politke në Maqedoni, mirëpo, partnerët e atëhershëm në koalicionin qeverisës VMRO –DPMNE dhe BDI rregullisht i shmangeshin ballafaqimit me opinionin dhe llogaridhënien për politikat e tyre të dëmshme. Nuk kishte as përgjigje në ftesat. Për herë të parë, përfaqësues të VMRO-DPMNE pranuan të marrin pjesë në debat publik dhe të përgjigjen në pyetje! Civili e përshëndet vendimin e guximshëm të reformatorëve të VMRO –DPMNE të flasin për gjendjen në parti dhe të përballen me pyetjete gazetarëve dhe qytetarëve.
Pasi që më gjatë se një dekadë VMRO –DPMNE e krijonte realitetin virtual përmes fushatave të shtrenjta mediatike, duke tentuar ta instalojë pasqyrën partiake rozë si realitet, Civili i ftoi reformatorët e VMRO –DPMNE të prëgjigjen në pyetjet e numërta që u hapën këto ditë, pas paraqitjeve të tyre të para publike: çfarë në të vërtetë ka ndodhur dhe po ndodh në VMRO –DPMNE? Me çfarë po përballen reformatorët që morrën guximin të flasin? Për çfarë VMRO –DPMNE angazhohen dhe sa kanë mblshtetje nga anëtarësia dhe në veçanti mes deputetëve?
Përfaqësuesit e Reformatorëve, Aleksandar Mihajllovski, Ilija Ilijoski, Aleksandar Koneski dhe Petar Bogojeski, kërkuan falje për shprehjen e urrejtjes të drejtuar ndaj komuniteteve etnike në procesin pas – zgjedhor, e dënuan dhunën më 27 prill në Kuvend, paralajmëruan kursin e ri në parti, me të cilin VMRO – DPMNE do të ketë më tepër vota nga shqiptarët se LSDM, pasi të hapen trupat partiak për hyrjen e të gjitha komuniteteve etnike, por gjithashtu, informuan për kërcënime dhe presione mbi anëtarët e partisë të cilët i kanë mbështetur reformat brenda partisë.
“Ne nuk guxojmë në të ardhmen të lejojmë që vetëm politikanët të kenë kontrollin. Nëse VMRO –DPMNE nuk i përgjigjet kërkesës tonë, ne kemi zgjidhje tjetër. Duam pasqyrë pozitive dhe sa më pak përçarje në opinion. Mirëpo, nëse kemi mohim nga ana tjetër, do ta rrisim mbështetjen në terren, dhe pastaj patjetër do të duhet të bisedohet. Jemi të bindur e reformat do të ndodhin shpejtë, kemi rezistencë vetëm nga strukturat e vendosura nëpër shtabet në pesë – gjashtë vitet e kaluara, dhe frikohen nga ndrrimi i tyre”, tha njëri nga pjesëmarrësit në debat, Aleksandar Mihajlloski.
Sipas tij, ka tre periudha në aspektin e demokracisë në VMRO –DPMNE dhe në shtet. “Një është nga viti 2006 nga 2008, tjetra periudhë është nga viti 2008 deri në vitin 2011, dhe e treat është pas vitit 2011. Kur VMRO – DPMNE erdhi në pushtet në vitin 2006, ka pasur demokraci më të madhe, media të lira, institucionet akoma ishin të lira…pas vitit 2008, liria e mediave mbytej. Për mua, mbyllja e A1 ishte hap i cili i shkaktoi dëm VMRO –DPMNE-së, dhe la përshtypje të keqe në opinion. Pas vitit 201, edhe institucionet filluan të merren nga VMRO –DMNE. Ne nuk guxojmë në të ardhmen të lejojmë që vetëm politikanët të kenë kontrollin”, tha Mihajlloski.
Sipas tij, “27 prilli” nuk duhej të ndodhë, por se duhet të gjindet mënyra të falen ata që ishin nxitës për hyrjen në Kuvend. “Një numër i madh i atyre njerëzve ishin të udhëhequr me retorikë nxitëse që të ndodhë ajo ngjarje. Në ato momente, populli ishte i nxitur të hyjë në Kuvend, që më vonë udhëheqësia e partisë të mos mbështet ata njerëz dhe t’i quajë banditë. Përveç për ata që ishin të maskuar, për më tepër nga njerëzit, të cilët janë të ndershëm, duhet të gjindet mënyra të falen dhe të mos akumulohet energji negative në të ardhmen”, vlerëson Mihajllovski.
Sipas presidentit të mëparshëm të Komitetit Komunal të VMRO –DPMNE –Qendës, i cili deri më 9 korrik ka qenë i shkarkuar pa arsyetim, në parti nuk ekziston demokraci e brendshme dhe diskutim kritik. “Pas tre ditëve më informuan se jam i shkarkuar nga pozita president i KK “Qendër, ndërs në çdo moment, në 9 muajt e kaluara, qëllimi im kryesor ishte të zhvillohet debati dhe të fitojmë rezultate të mira në nivel lokal”.
Sipas Petar Bogojeski, duhet të tejkalohet koncepti një –nacional dhe ndarjet në patriotë dhe tradhtarë.
“Dua të jem më i guximshëm dhe të kërkoj falje për ofendimet e individëve të papërgjegjshëm në ditët e para të protestave të “Maqedonia e Përbashkët”, ku klithnin parulla me konotacion negativ. Ata kanë shkaktuar pasoja afatgjate negative për VMRO-DPMNE. Për mua, patriotizmi nuk është klithja e parullave të tilla, por ndërtimi i shtetit të fuqishëm dhe të institucioneve të fuqishme. Ne tentojmë ta tjekalojmë konceptin një- nacional dhe mendoj se këtë tabu, për një kohë të shkurtë do ta ndryshojmë me qasje të pastër dhe të sinqertë ndaj këtyre çështjeve. Ne insistojmë në vlerat tona burimore.
VMRO-DPMNE, si parti konservative, do të ketë më tepër vota nga shqiptarët sesa LSDM, pasi që ti hapim trupat e partisë për hyrje të të gjitha komuniteteve etnike, pas reformave”, tha Bogojeski.
Reformatorët theksuan se duhet të ndryshojë qasja ndaj çështjeve etnike, sepse, është treguar se 26 vite pa sukses është investuar në partitë etnike shqiptare, dhe se në vend të kësaj, duhet të investohet në të gjithë qytetarët, edhe në shqipëtarët, edhe Turqët, Serbët, Romlt…Paralajmëruan valë të re të kosmopolitizmit dhe ishin të vendsur se me ofendimet dhe kërcënimet si “dhoma gazi”, duhet të ndërpritet dhe të përgjigjet me ligj për pdo lloj shprehje të urrejtjes.
Në pyetjen në se kanë të drejtë për shfrytëzimin e logos së VMRO – DPMNE, reformatorët ishin të njëzëshëm se “kemi leje për shfrytëzimin e logos partiake nga viti 1991!”
“ Me gjithë luftën dhe kontributin për partinë dhe Maqedoninë, e kemi fituar atë të drejtë. Me krenarinë kur partia vepronte mirë, dhe me turpin që e ndjejmë për hapat e gabueshme…Në logon nuk ka të drejtë vetëm një njeri!”, theksoi Aleksandar Konevski.
Me debatin në të cilin morrën pjesë përfaqësues të mediave dhe organizatave qytetare, si dhe qytetarë të interesuar, dhe i cili nxiti interesim të madh në rrjetet sociale gjatë stransmetimit të siguruar, Civili dha kontributin e vet ndaj zhvillimit të kulturës politike dhe ndaj përtërirjes së dialogut në shoqëri.
D. Muratov