• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Mihajllovski: 27 prilli nuk duhej as të ndodhte, as guxon të përsëritet!

July 18, 2017
in POLITIKË
Mihajllovski: 27 prilli nuk duhej as të ndodhte, as guxon të përsëritet!
Share on FacebookShare on Twitter

Në debatin “Pa tema tabu” në të cilin Reformatorët e VMRO-DPMNE folën për ndryshimet të cilat i planifikojnë për demokratizimin e partisë, Aleksandar Mihajllovski u përgjigj në pyetjen për qëndrimin e tyre për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

“Qëndrimi im personal dhe qëndrimi i reformatorëve është se 27 prilli i vitit 2017 nuk guxoi t’i ndodhë Maqedonisë! Kjo është pika e cila nuk guxon t’i përsëritet edhe një herë shtetit tonë. Ne jemi të bindur se një numër i madh i atyre njerëzve ishin të udhëhequr nga një retorikë luftarake dhe atmosferë nxitëse, me qëllim të realizimit të asaj ngjarjeje. Unë do të thoja, fat i vërtetë është që deputeti Vlladimir Gjorçev, sado pak, e mbrojti nderin e VMRO-DPMNE dhe parandaloi incidente më të mëdha. Në të kundërtën, VMRO – DPMNE do të ishte në një pozitë të rëndë dhe nuk dihet nëse edhe më tej do të mund të dilte nga një krizë e tillë. Së pari, populli ishte i nxitur të hyjë në Kuvend, që për më vonë, udhëheqësia e VMRO –DPMNE të mos i mbështet këta njerëz dhe ti quajë tradhtarë! Ne mendojmë se nëse ka aksione, duhet të jemi të parët në kolonë. Dhe të jemi të parët me popullin, që të hyjmë dhe të realizojmë qëllime të tilla. Mirëpo, nëse nuk pranojmë qasje të këtillë, atëherë këtë duhet ta themi publikisht, para se të hyhet në Kuvend. Dhe jo, pasi është hyrë në Kuvend, të shpallen njerëzit për banditë dhe të mos i mbështet VMRO –DPMNE. Tani, unë jam i bindur se shumica nga ata, sepse nuk kanë dosje kriminele, as nuk janë  banditë, janë qytetarë të cilët me të vërtetë kanë besuar, të cilët 60 ditë me radhë kanë protestuar, dhe për ata duhet të gjendet ndonjë mënyrë për falje, sepse kanë qenë të manipuluar në atë moment. Kjo nuk guxon t’i ndodhl Maqedonisë! Duhet të gjendet mënyrë se si t’u ndihmihet këtyre njerëzve. Nëse është gjetur mënyra që paraprakisht të falen disa njerëz, duhet të gjehet mënyra edhe tani, tu falet, me qëllim – kjo energji negative nga ajo ngjarje, të mos mbetet edhe në të ardhmen”, tha Mihajllovski.

Tags: 27 prill KuvendAleksandar Mihajllovskireformatorëvmro dpmne
Next Post
Në burgjet e mbipopulluara shkelet dinjiteti i personave të dënuar me trajtim jonjerëzor dhe denigrues!

Në burgjet e mbipopulluara shkelet dinjiteti i personave të dënuar me trajtim jonjerëzor dhe denigrues!

Civili me dënim për kërcënimet mbi ekipet e gazetarëve

Civili me dënim për kërcënimet mbi ekipet e gazetarëve

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom